Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensione në Veri/ Serbët qëllojnë me armë në drejtim të policisë, dhunojnë edhe disa shqiptarë!

Tensione në Veri/ Serbët qëllojnë me armë në

Është tensionuar edhe më tepër gjatë mbrëmjes situata në Veri të Kosovës. Pas bllokimit me anë të kamionëve, serbët kanë vendosur barrikadat në rrugët lidhëse me pikat kufitare, por kanë nisur të përdorin edhe armët e zjarrit.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa zona janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësive policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe keqtrajtuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në njoftimin më të fundit nga policia e Prishtinës.

Ndërkohë më herët, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftoi mbylljen e vendkalimeve kufitare me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhej në njoftimin e mëparshëm të policisë.

Ky hap u hodh pas përkeqësimit të tensioneve, ku qytetarët lokalë serbë nisën të bllokonin rrugët me barrikada në veri të Mitrovicës./M.K/dritare.net