
Pikturoi Kurtin dhe Vuçiçin duke u puthur në buzë, kërcënohet me jetë artistja
Dritare.net
Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, piktorja Emira Murati pikturoi Kurtin dhe Vuçiç duke u puthur në buzë, për të dhënë mesazhin e dashurisë kundër luftës. Por kjo nuk është pritur mirë nga publiku. Sipas saj, pas publikimit të pikturës në rrjete sociale ka marrë kërcënime për jetën.
“Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.
Pasi publikoi foton në rrjete sociale, komentuesit reaguan me mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.
“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo./K.C/dritare.net

















