
Liderët e BE kusht Kosovës për anëtarësim: Dialog me Serbinë!
Dritare.net

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen nga Brukseli ka komentuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Leyen tha se e rëndësishme për Kosovën është marrëveshja e asociacionit me Serinë, kjo është ajo që pret BE
“Mendoj se është me rëndësi për Kosovën që ky vend ka qëllim kryesor për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Kemi diskutuar me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin. Nëse e shikojmë Kosovën dhe Serbinë, me rendësi për ne që t’i japim secilit vend mundësinë të ecin, por për të mos i lidhur shumë bashkë”, tha presidentja.
Nga ana tjetër komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi rruga evropiane për Kosovën është vetëm përmes një dialogu me Beogradin.
“Për Kosovën rruga evropiane kalon përmes një dialogu të suksesshëm”, tha ai./M.K-dritare.net

















