
Haradinaj për fjalimin e Ramës: I saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë!
Dritare.net
Daut Haradinaj nga AAK ka shprehur falënderim ndaj kryeministrit, Edi Rama, për fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
“E përcolla me vëmendje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon, por gjithmonë triumfon. Respekt kryeministër””, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së.
Në fjalën e tij nga Strasburgu në KiE , kryeministri Rama tha se raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh i shpërndarë ndonjëherë. Rama e ka krahasuar Kosovën me Ukrainën sot, duke thënë se është e njëjta situatë. Ai ka hequr një paralele me Hashim Thaçin, duke thënë se është diçka surreale nëse do mendohej se Zelensky do të arrestohet pas 10 vitesh për trafik organesh./M.K/dritare.net

















