Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dhunohet në burg një nga personat që abuzoi me 11-vjeçaren në Kosovë!

Dhunohet në burg një nga personat që abuzoi me 11-vjeçaren

Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Sulmin ndaj 26-vjeçarit Ekrem Rexhepi, e ka konfirmuar avokati i tij, Fitim Limani.

‘”Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërruar pra qendrën e paraburgimit” tha avokati Fitim Limani për ENA.

Rexhepit, siç thotë edhe avokati mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik. Megjithatë, sulmin ndaj tij e ka mohuar shërbimi korrektues i Kosovës, por jo transferimin e tij nga qendra e paraburgimit në Prishtinë për në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, vetëm 11 vjeçe në Kosovë disa ditë më parë. 4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa një ditë më pas është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre./M.K/dritare.net