Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konsullata online me Kosovën, Rama: Kjo s’është Shqipëria e Madhe por ...

Konsullata online me Kosovën, Rama: Kjo s’është
Shqipëria dhe Kosova do të kenë tashmë një shërbim konsullor online. Në aktivitetin e inagurimit të kryeministri Rama tha se kjo konsullatë online do të afrojë njerëzit dhe do të ulë kostot.

“Me Kosovën mund të bashkojmë burimet, asetet dhe të shërbejmë me një sportel të vetëm. Kjo nuk është Shqipëria e Madhe, por ulje kostosh dhe afrim njerëzish”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi kritikët e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri duke u shprehur se; “Nëse dikujt i duket Shqipëria e Madhe, ky është problemi i tij, nëse të tjerë do duan të na bashkohen, mirë se të vinë ne jemi të gatshëm ti pranojmë të gjithë”.

Kryeministri u ndal dhe tek vota e shqiptarëve jashtë kufijve të atdheut. Sipas tij, regjistrimi ka nisur dhe cdo shqiptar do tëketë të drejtë në vendimmarrje. “Për të garantuar pjesëmarrjen në votime të shqiptarëve jashtë vendit duhet më parë t’i regjistrojmë. Regjistrimi i përgjithshëm që ka nisur, që do të shtrihet në cdo territor ku jetojnë shqiptarët do na japë mundësinë t’i përfshijmë në vendimmarrje”, deklaroi Rama.