Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klani Bajri, media belge: Shqipëria akuzon Belgjikën për vonesa

Klani Bajri, media belge: Shqipëria akuzon Belgjikën për vonesa

Prej disa ditësh tanimë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Belgjikë, mediat po shkruajnë në lidhje me arrestimin e anëtarëve të bandës Bajri, dhe një ndër personat më të kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri.

Media belge, “levif.be” shkruan të enjten se mazhoranca shqiptare akuzon Belgjikën, për vonesën e dokumentacionit.

Gjithashtu media shkruan se Safet Bajri, akuzohet për 40 vrasje, ndërsa mbi të rëndon akuza  për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.

“Belgjika kërkoi pesë muaj për të dërguar informacion në lidhje me dënimin e kriminelit Safet Rustemi – emri i tij i vërtetë Safet Bajri -, i cili lejoi klanin e tij të kryente krime të rënda, përfshirë vrasjet, tha zëvendësministri i brendshëm shqiptar Besfort Lamallari. Përveçse shpjegimi nuk është kaq i thjeshtë.

Safet Rustemi u shfaq verën e kaluar në listën e individëve më të kërkuar nga policia federale. Megjithëse u dënua në disa raste në Belgjikë, duke përfshirë një dënim me 22 vjet burg për tentim vrasje, zhvatje dhe tregtim të kokainës, burri, i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme, u dëbua në qershor 2017 pasi u lirua me kusht.”-shkruan media belge./ I.M-Dritare.net