Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Këta janë prindërit e Riselda Sejdinit! Mos e besoni po deshët...

Këta janë prindërit e Riselda Sejdinit! Mos e besoni po
Riselda Sejdia është bërë e njohur gjerësisht për publikun shqiptar gjatë kohëve të fundit pikë së pari për shkak të martesës së saj me një burrë i cili është plotë 33 vite më i madh se ajo, e më pas për luksin e shfrenuar në të cilin jeton.

E shikojmë shpesh të paraqesë pa rezerva në rrjetet sociale trupin e saj, që për hir të së vërtetës është një bombë e vërtetë, por edhe falë profesionit që ka. Mirëpo, bukuria duhet të jetë patjetër gjenetike dhe këtë e kuptojmë kur shikojmë Nilën, mamin e Riseldës.

Prindërit e saj, si Nila edhe Vali, janë në një formë shumë të mirë fizike dhe mamaja e Riseldës nuk ndjen asnjë lloj kompleksi të tregojë asetet si një gjyshe seksi që është. Edhe babai i Riseldës duket mjaftueshëm i mbajtur, çka bie paksa në kontrast me paraqitjen fizike të dhëndrit të tij, Ajdin Sejdisë, i cili është edhe disa vite më i madh se vetë babai i Riseldës.

Çifti Sejdia kanë sëbashku edhe një djalë e prej vitesh jetojnë të lumtur në jetën e tyre komode e luksoze, pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë e do të qarkullojnë përherë rreth tyre, duke marrë parasysh realitetin në të cilin jetojmë. Një bravo të madhe mamit, babit dhe Riseldës për formën e mirë fizike që mbajnë./JOQ/