Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Keni sekrecione në zonën intime, shihni nëse jeni të shëndetshme!

Keni sekrecione në zonën intime, shihni nëse jeni të
Sekrecioni , nuk është një temë shumë joshëse por është shumë e rëndësishme. Nëse ju keni një sekrecion  me aromë të pakëndshme ose me ngjyra të cilat nuk janë normale atëherë ju duhet të shkoni për vizitë tek ndonjë mjek, pasi mund të keni ndonjë infeksion të rëndë. Sekrecion vaginal ka çdo femër por asnjëra nuk e di se çfarë është e shëndetshme apo jo. Dritare.net sjell për ju një informacion të rëndësishëm i cili do t'ju ndihmojë të kuptoni nëse gjithçka është në rregull me ju dhe pjesën tuaj intime.

Por çfarë është shkarkimi ose sekrecioni?

Sekrecioni në thelb është një formë mukusi që prodhohet nga qafa e mitrës dhe hapja e saj lejon nxjerrjen jashtë të sekrecionit. Kjo është diçka krejt normale për trupin e femrës, pasi kjo është mënyra se si përpiqet vagina për ta mbajtur veten pastër dhe të shëndetshme.

Nitka Halil, shefi ekzekutiv i Organizatës së Shëndetit Seksual thotë se, femrat kur lahen nuk duhet të përdorin në zonën intime sapunë aromatik pasi ata më shumë dëmtojnë se sa ju bëjnë mirë.

Sa është sasia normale e sekrecionit?

Sasia e shkarkimit vaginal ose sekrecionit mund të ndryshojë nga një femër te tjetra. Halil thotë se sekrecioni mund të ndryshojë edhe në varësi të ciklit menstrual. Para se të nisë cikli menstrual thotë Halil, disa femra vërejnë sekrecion më të trashë, ndërsa disa të tjera më të hollë. Dritare.net, ju sugjeron se për çdo rast, ju duhet të kryeni një vizitë te mjeku për të parë nëse jeni të shëndetshme ose jo.

Dr. Virginia Beckett, zëdhënësja e Kolegjit Mbretëror të Obsterëve dhe Gjinekologëve thotë se: "Sasia e sekrecionit vaginal ndryshon gjatë ciklit menstrual të grave dhe shumica e grave shtatzëna do të kenë një shkarkesë gjatë shtatzënisë. Shkarkimi i shëndetshëm nuk ka erë të fortë ose ngjyrë, por gratë mund të ndiejnë një lagështirë të pakëndshme, në trupin e tyre." Sipas saj, sekrecioni i shëndetshëm ka ngjyrë të bardhë ose qumështore. Çdo ndryshim në ngjyrë mund të tregojë një infeksion vaginal. Pra çdo ndryshim në sasi, qëndrueshmëri ose erë tregon se ka një problem më vaginën tuaj. "Çdo ndryshim i papritur në skrecion te një grua, mund të tregojë për një infeksion vaginal. Shenjat paralajmëruese të infeksionit përfshijnë: një ndryshim në ngjyrë ose qëndrueshmëri, një erë e keqe, një sasi jashtëzakonisht të madhe shkarkimi, kruajtje jashtë vaginës, dhimbje në legen ose stomak ose gjakderdhje e papritur nga vagina.

                                                                                                                                         Nëse një grua nuk është e sigurt nëse shkarkimi i saj është normal, ajo duhet të vizitojë mjek ose të shkojë te farmacia më e afërt",-thotë Beckett.

Dritare.net sjell për ju kuptimin e çdo ngjyre sekrecioni vaginal.

1.Shkarkimi i bardhë dhe i ngadaltë:

Kur keni shkarkim vaginal me ngjyrë të bardhë, nuk do të thotë ndonjë gjë të keqe për ju, po kur papriture fillon dhe ndryshon ngjyrë atëherë ju duhet të bëni me shumë kujdes dhe të vizitoni një mjek.

2.Sekrecioni i verdhë ose i gjelbër:

Nëse sekrecioni vaginal te ju është në gjuhë të verdhë, atëherë ky është një problem i madh. Në gjuhën shkencore ky rast quhet Gonorrea, pra një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të çojë në infertilitet nëse nuk trajtohet te mjeku. Gonorrea shkaktohet nga bakteret e quajtura neisseria gonorrhoeae ose gonococcis. Transmetohet shumë lehtë nëpërmjet seksit të pambrojtur. Shenjat tipike të këtij infeksioni janë: sekrecion i trashë dhe i gjelbër ose i verdhë, djegie gjatë urinimit ose gjakderdhje etj.

3. Sekreion ngjyrë gri:

Nëse ngjyra e sekrecionit vaginal te ju është me ngjyrë gri, kjo tregon se edhe ju jeni të prekur nga një infeksion jo shumë i rrezikshëm, i cili prek shumicën e femrave. Zakonisht nuk vjen me dhimbje ose kruajtje, por mund të ketë edhe aromë të rëndë. Gjithsesi dritare.net ju sugjeron që për çdo rast të bëni një vizitë te mjeku i familjes ose të këshilloheni me farmacistin tuaj./Përshtati: Kadrije Çako