Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këngëtarja e njohur Merita Halili shpallet "Mbretëresha e Muzikës Shqiptare"

Këngëtarja e njohur Merita Halili shpallet "Mbretëresha e

Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara ka shpallur mbretëreshë të muzikës shqiptare Merita Halilin.  Lajmi është bërë i ditur nga vetë organizata dhe ky trofe do t’i jepet këngëtares së mirënjohur në 3 mars, në Battery Gardens. Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

Merita Halili ka lindur në Tiranë, dhe debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16-vjeçare në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike. Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora. Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe Neë Jersey. Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin "Ambasadore e Kombit" dhe "Mjeshtre e Madhe"./d.m-dritare.net