Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kamela Islamaj tregon për të dashurin dhe bashkëjetesën me të

Kamela Islamaj tregon për të dashurin dhe bashkëjetesën me
Për herë të parë Kamela flet për jetën e saj personale.

Këngëtarja e njohur për performancat e saj “live” ka qënë e ftuar në emisionin “Tek Unë Me Arjola Shehu” teksa ka ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj private.

Kamela ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe nuk ka preferuar asnjeherë të flas për anën sentimentale, megjithatë për herë të parë ajo ka folur për lidhjen e saj tre vjeçare.

“Prej disa kohësh bashkëjetoj me të dashurin tim, ai është Dj dhe graphic designer. Jemi të lumtur, jemi mirë. Bashkëjetesa është e thjeshtë sepse unë dhe Truman jemi sa të ngjashëm aq edhe të kundërt. E kemi gjetur te mesmen tonë të artë” tregon Kamela.

Ka edhe një histori shumë të këndshme sesi Kamela është njohur më të dashurin e saj. E ndiqni në linkun e mëposhtëm (min 21:21)