Na ndiqni edhe në

Java në Dritare

Varka e turistëve italianë u mbyt në Zvërnec. Pse nuk ka përgjegjësi Shqipëria!

Varka e turistëve italianë u mbyt në Zvërnec. Pse nuk ka

Në fillim të javës që po lëmë pas, varka e 4 turistëve italianë u mbyt në plazhin e Zvërnecit. Artur Meçollari, ish-zëvendës komandat i forcave detare, në lidhje me ngjarjen tha se kapiteni i varkës, duhet të ishte informuar se po lundronte në një zonë të cekët.

Varka e turistëve italianë u mbyt në Zvërnec. Pse nuk ka

“Lundrimi në këtë zonë është e vështirë, për shkak se njihet si një zonë e cekët. Kapiteni ka lundruar në një zonë të cekët dhe kërkon disa specifika që kapiteni duhet t’i ndjekë. E para kapiteni duhet të jetë njeri me eksperiencë. Lundrimi në zona të cekëta kërkon manovra. Një tjetër element është thellësimatësi, nëse turistët e kanë pasur, si e kanë përdorur. Por mënyra më e mirë është përdorimi i spirancës. Kapiteni duhet të lëshonte spirancën pasi kjo do ta ndihmonte që mjeti të mos binte në cekëtinë”.

Varka e turistëve italianë u mbyt në Zvërnec. Pse nuk ka

Turistët italianë bënë përgjegjës autoritetet për mungesën e sinjalistikës. Por sipas ekspertit, në zonën ku është mbytur varka e turistëve, nuk është e nevojshme sinjalistika, pasi nuk ka deformim por cekëtinë.

“Nuk kemi një deformim të fundit të detit. Edhe udhëzuesi lundrimor e shpjegon që kjo zonë është e cekët dhe fund i detit është shkëmbor. Kapiteni duhet ta dinte se po lundronte në një zonë të rrezikshme dhe duhet të kishte marrë të gjitha masat.

Sinjalistika vendoset kur ka deformim të tabanit të fundit të detit. Pra nëse ka një ngritje të menjëhershme në fund të detit, kjo tregohet në hartë si dhe në udhëzuesit e lundrimit. Nëse thellësia është uniform 5 metra dhe kemi një shkëmb i cili ndryshon thellësinë nga 5 metër, direkt në 1 metër, në këtë rast kemi të bëjmë me cekëtinë”.

A ka Shqipëria harta detare?

Varka e turistëve italianë u mbyt në Zvërnec. Pse nuk ka

“Shqipëria ka harta detare si digjitale ashtu edhe letër. Harta digjitale është bërë për herë të parë në vitin 2017 dhe është harta më e përditësuar që është sot në botë. kjo hartë blihet online. Turistët italianë mund të kenë blerë një produkt që mund të lejojë lundrimin elektronik në rajone të tilla, por kuptohet që është e vështirë të realizohet.

Këtu kemi të bëjmë me aftësinë e kapitenit. Ata mund ta kalojnë zonën që të çon në cekëtinë, pasi nuk është e ndaluar, por kapiteni duhet të jetë shumë i zoti për të lundruar në këtë zonë në manovra”, u shpreh Meçollari në Dritare TV./L.F-dritare.net