Na ndiqni edhe në

Java në Dritare

Adriatik Doçi: Me Ahmetajn, SPAK do thyejë mitin për paprekshmërinë e zyrtarëve të lartë!

Adriatik Doçi: Me Ahmetajn, SPAK do thyejë mitin për

Adriatik Doçi beson se 2023 do të jetë viti i rezultateve, për drejtësinë në Shqipëri. I ftuar në emisionin Java në dritare TV, në lidhje me kallëzimin e tij për Arben Ahmetajn, si të përfshirë në çështjen korruptive të inceneratorëeve, gazetari investigativ, tha se SPAK më ish-zëvendëskryeministrin do të thyejë mitin se zyrarët më të lartë të vendit, janë të paprekshëm.


“Tahiri dhe Koka kanë qenë dy rastet kur SPAK e ka thyer frikën për të thyer ish-zyrtarë që janë në nivel ish-ministri, nuk kanë shkruar në nivele më të larta si ish-kryeministri. Unë besoj që ky kallëzim penal që kam bërë, do të bazohet në prova nga SPAK. Besoj në 2023 do të kemi një rezultat konkret, ose në favorin tim dhe Arben Ahmetaj para përgjegjësisë penale për pagesa korruptive, ose mua për kallëzim të rremë. Besoj në janar apo shkurt do të kemi një rezultat konkret”, u shpreh Doçi në Dritare TV./L.F-dritare.net