Na ndiqni edhe në

Java në Dritare

Shkëmbimi i territoreve, zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi! Flet ish-luftëtari i UÇK!

Shkëmbimi i territoreve, zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi! Flet

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për Dritan Goxhajn, është zgjidhja e konfliktit. I ftuar në emisionin Java në Dritare TV, ish-luftëtari i UCK-së, tha se ky skenar, është zgjidhja më e mirë për shqiptarët.

“Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet me shkëmbimin e territoreve. Serbët të marrin tre komunat, Lebozavic , Zubin Potok dhe Zvecanin dhe Kosova të marrë tre komuna në jug të Serbisë, Preshevën, Medvegja dhe Bujanoc. Ne themi shkëmbim por në fakt është ri shkëmbim, pasi këto komuna janë shkëmbyer një herë. Sipërfaqja e territorit është e njëjtë.

Ne duhet t’i marrim këto komuna për të ndaluar pastrimin etnik që ka ndodhur dhe e dyta duke marrë këtë territor, ne marrim në dorë dy çelësat kryesore të Ballkanit, Korridorin 8 dhe 10.

Kjo është e vetmja zgjidhje, për mua më e mira për shqiptarët”, u shpreh Goxhaj në Dritare TV./L.F-dritare.net