Na ndiqni edhe në

Java në Dritare

Ish-kreu i UÇK: Cfarë i pret të tjerët në Hagë pas dënimit te Salih Mustafës!

Ish-kreu i UÇK: Cfarë i pret të tjerët në Hagë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Lidhur me dënimin e Mustafës, i ftuar në Java në Dritare në Dritare TV, foli Dritan Goxhaj, ish-anëtar i UÇK-së:

“Shpresoj mos të dënohen, por rasti i Salih Mustafës tregoi shumë. Dënimi i Mustafës nënkupton edhe dënimin e pjesës tjetër të komandantëve të UÇK. Ai ka pasur detyrë komanduese në një zonë operative dhe baza e akuzës së te arrestuarëve, është Konventa e Romës, e cila përfaqëson përgjegjësinë komanduese.” – tha Goxhaj për Dritare TV.

Ai shtoi se lufta e Hagës, sipas tijë shtë një luftë ndaj UCK-së për të justifikuar veprimet e Serbisë.

Lufta në Hagë mund të shikohet në dy aspekte. Në aspektin personal gjithësecili duhet t’i dali për zot akuzës që i është bërë.

Në aspektin e përgjithshëm, unë mendoj që kjo është një luftë e kamofluar ndaj UCK dhe ndaj mentalitetit që “mos të luftosh më për atdheun”.

Në momentin që këta do dënohen, do të thuhet që këto i ka bërë UÇK-ja, që UÇK-ja të dalë një organizatë kriminale dhe terroriste dhe të thuhet që Serbia ka patur të drejtë që ka luftuar në Kosovë sepse ‘këta janë kriminela e terrorista e kanë bërë luftë civile’. Të gjithë këto akuza po bëhen që të duket si një luftë civile, për të thënë që ‘këta kanë vrarë shqiptarë.’”- theksoi ish-anëtari i UÇK-së për Dritare TV.