

Receta
Përbërësit
2-3 lugë gjelle mjaltë natyral
1 qepë
Përgatitja
Zgjidhni një qepë mesatare që të mos jetë e vrarë. Qërojeni dhe priteni qepën nga lart poshtë me një thikë të mprehtë, por jo deri në fund. Vendoseni qepën e prerë në këtë mënyrë në një tas të thellë dhe hidhni mjaltë mbi të. Mbulojeni tasin me tabaka dhe lëreni të rrijë në temperaturën e dhomës gjatë gjithë natës.
Në mëngjes kullojeni përzierjen përmes një kullese ose një garze (fashoje) të trashë. Kjo është doza që duhet të merret për një ditë.
Konsumoni çdo dy orë një lugë nga ky shurup, por nëse mundeni mund ta pini edhe më shpesh. Në një periudhë të shkurtër kohe kolla do të largohet dhe frymëmarrja juaj do të jetë më e lehtë.

















