Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja motivi i sherrit Noizy- Cozman!

Ja motivi i sherrit Noizy- Cozman!
Reperi Noizy ishte prezent në sherrin e sotëm me armë me pjesëtarë të grupit Baba Stars në Prishtinë.

Këngetari nga Shqipëria është lënduar në këtë sherr, që ka përfunduar pa viktima, por me arrestimin e tre personave.

Mediat kosovare shkruajnë se janë tre persona të arrestuar nga sherri që ndodhi në Prishtinë, ku u përdorën edhe armë, shkruan “Express”.

Mes tyre është edhe reperi Cozman, që ka probleme me ligjin edhe në Shqipëri.

Noizy është plagosur nga vëllai i reperit nga Prishtina, Cozman, në përplasjen me armë zjarri që patën këta dy reperë sot, thonë burime të Insajderit brenda Policisë së Kosovës.

Burimet e Insajderit brenda policisë thonë se Noizy është plagosur lehtë nga të shtënat, dhe se tetë persona janë shoqëruar në polici pas përplasjes.

MOTIVI

Historia e konflikteve mes tyre ka kohë që ka nisur.

Kohë më parë reperi u përlesh me anëtarët e Baba Stars në Zvicër ndërsa vazhdimisht nuk ka lëshuar thumba mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman muaj më parë duke i përmendur atij ish- të dashurën Tunën, me të cilën sipas tij ai kishte pasur marrëdhënie seksuale.

Duket që kjo intervistë të ketë thelluar akoma armiqësinë mes tyre duke sjellur edhe ngjarjen e sotme.

Po kështu, katër ditë më parë, i ftuar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Noizy tha se Cozman i dukej si një femër.