
Ja makinat luksoze dhe pasuria marramendëse e kryeprokurorit Llalla!
Dritare.net

Ja postimi i plotë në FB i Manes:
GARAZHI I FRIKSHEM I FAMILJES LLALLA!
Para kater vjetesh ne kishim nje shtepi te lodhur te palegalizuar ne rrugen "Gramoz Pashko" ne periferine Lindore te kryeqytetit. Ndersa ne oborrin e shtepise qendronte parkuar nje Benz i lodhur 2500 qe vinte era nafte dhe gjellë brenda. Kohet fluturuan si zogjte e trembur ne fshatin e babit tim ne Lenie te Gramshit dhe ja ku perfunduam. Ne jemi nje familje e thjeshte me 4 persona dhe 7 makina e nuk i biem me qafe askujt. Gjithesecili nga ne ka jeten e tij private, ka leket e tij,makinat e tij,shoferet dhe rojet e tij. Babi ka bere ndere shume sa majtas,sa djathtas por tani e ka zene pak meraku per Vetingun. Kerkon ta kaloje me patjeter se mandati i tij si kryeprokuror mot ne dhjetor mbaron. Per tu treguar e sinqerte pas zhurmes se madhe te ketyre dy diteve qe kaploi familjen tone te ndershme, po u tregoj disa foto familjare.
Te fotografia kryesore jam une te makina e punes se babit duke shetitur neper Tirane me eskorte e me sirena te ndezura. Kam fiksim kur eskorta terheq vemendje dhe njerzit hapin rrugen te friksuar.
Fotografia numer 1 tregon makinen tone familjare. Nje Mercedes Benz S 5000 i cili i perdorur kushton 40 mije euro.
Ne fotografise nr.2 eshte makina e mamit. Nje BMW e thjeshte X6 ngjyre gri te cilen e blen ne Gjermani edhe 50 mije euro.
Fotografia e trete tregon nje nga dy Range Rover-at e mi per te cilet keni lexuar keto dite.
Megjithese vellai im eshte i vogel, vetem 13 vjec,babi i ka bere dhurate nje Ferrari te kuq edhe me shofer personal. Vellai ben guide vetem ne Durres jo ketu ne Tirane se njerzit jane llafazane.
Po Porsch Panamera i zi jashte, me tapiceri te kuqe brenda 78 mije euro si u duket? Nuk e perdor shpesh por kur dal me gocat marrim kot fare...
E kuptoj qe u bezdisa por me ne fund u bera e famshme. Harxhoja leke pa fund, blija vetem gjera te shtrenjta, shkoja neper hotelet,plazhet,butiket,clubet me te shtrenjta dhe nuk bija ne sy fare. Askush nuk ma varte por Zoti eshte i madh e i ndihmon njerzit ne nevoje si puna ime. Tani e tutje u bera VIP-e dhe te gjithe flasin per mua. Faleminderit Bledi Mane qe me nxorre ne drite.
Puç,puç Eni Llalla :p

















