
Ja çfarë programi do të prezantojë Turjan Hyska në Tv Klan!
E Mërkurë 25 Prill 2018, 18:06
Dritare.net

Ç’u tha më lart është pjesërisht e vërtetë. Turjan Hyska do të shkojë në Klan, por i vetëm. Burime pranë Anabel.al konfirmojnë pikërisht këtë. Madje, moderatori do t’u kthehet emisioneve me lojëra që e përcaktuan si figurë televizive. Mësohet se në Klan, ai do të prezantojë një game show, formula e të cilit nuk është zbuluar ende.
Në Vizion Plus, ai solli në ekran disa game show ku më të njohurat janë Përrallë me Mbret, Përrallë me Pirat dhe Mos u Nxeh. Ky emision pritet të nisë sezonin e ri televiziv, pra në shtator./anabel/

















