Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Iva Tiço: Ja si është jeta ime e re, pasi gjeta të duhurin!

Iva Tiço: Ja si është jeta ime e re, pasi gjeta të
Gazetarja Iva Tiço, për herë të parë ka folur për jetën e saj private. E ftuar në Top Channel, ajo është shprehur se ka pritur gjatë për të gjetur njeriun e duhur, dhe tashmë atë e ka në krah.

“E prisja, më gjeti shumë të përgatitur, ajo që dija ishte që mos u dorëzo, mos u sistemo, por prit fluturat në stomak, ose prit të duhurin. Fluturat në stomak ekzistojnë që  ç'ke me të, unë atë po prisja ndaj nuk u sistemova gjithë këto vite, për të gjetur të duhurin, është sigurisht një copë ëndërr.

S'kam pasur asnjëherë frikën e mamave që po më ikën mosha, se kam pasur gjithnjë diçka të qartë në mendjen time se do takoja njeriun e duhur dhe kur ai vjen ti nuk duhet të bësh asgjë”.

Më tej ajo ka treguar edhe pak më shumë, për njeriun e saj të zemrës  i cili është nga Gjermania. Iva shprehet se jeta e saj nuk ka ndryshuar aspak, përveç  se më shumë rrëmujë në shtëpi.

“E kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë, e vetmja gjë që më ka prishur, problem që më ka shkaktuar është se më ka bërë rrëmujë në shtëpi se është projektuar për një njeri dhe s'ka vend për shumë rroba. Mua nuk më ka ndryshuar asgjë nga jeta e librit”, u shpreh Iva Tiço e ftuar në Wake Up./L.F-dritare.net