Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I quajti k*rva vajzat e "Anabel Hostel", Alketa Vejsiu i kthehet ashpër komentuesit

I quajti k*rva vajzat e "Anabel Hostel", Alketa Vejsiu i kthehet
Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu ka lajmëruar përmes një videoje në Instagram se, 5 vajzat e "Anabel Hostel" do të jenë në kopertinën e radhës të revistës "Class".

"Vajzat më të përfolura të momentit së shpejti në një cover ndryshe për revistën "Class".

Rikthehet në sezonin e dytë të suksesshëm. Shembulli se, si 5 vajza të panjohura, nga një ide brilante, nisin historinë e të parit “You Tube Series” në Shqipëri! Së shpejti...",- shkruan Alketa në Instagram.

Ndërkohë ka pasur edhe komente negative kundrejt vajzave, nga ndjekësit e moderatores. Njëri prej tyre ka shkruar: "Pse nuk thua k*rvat më të famshme të momentit???"

Nuk ka munguar as replika e Alketës, e cila shprehet se: "Po tamam si “Sex and the City” që pushtoi botën, ndërsa ndonjë si ty i quan ashtu siç i quan! Ka ikur koha kur vajzat e reja, me mendje të hapura dhe pa komplekse etiketoheshin ashtu. Jetojmë në epokën ku gjëja më e rëndësishme është “Liria”. Enveri ka vdekur bashkë me të edhe ky termi! Hajde shëndet!/K.C/dritare.net