Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi vjetor i Demit nga Christine Haas

Horoskopi vjetor i Demit nga Christine Haas
Gjatë këtij viti ju do jetoni qetësisht, do jeni të ndershëm dhe mjaft kreativë. Për sa i përket dashurisë do ketë ndryshime të mëdha që në javët e para kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një vit të bukur dhe përgjithësisht të kënaqshëm. Dëshirat do ju realizohen. Ju beqarët do afroheni gjithnjë e më shumë me shpirtin binjak. Ka mundësi që ta çoni më tej një miqësi të vjetër. Investoni për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do shpërbleheni. Për shkak të një suksesi apo një progresi që do bëni do merrni goxha para dhe do e stabilizoni paksa buxhetin. Shëndeti do jetë më mirë sesa e kishit menduar. Do jeni plot gjallëri dhe do keni një rezistencë të mirë fizike. Në prill mund të keni ndonjë shqetësim të vogël, por që do e kaloni shpejt. Në punë do jeni edhe më ambiciozë, më kureshtarë, më të vendosur dhe më luftarakë. Do përballeni edhe me disa pengesa, por në fund do e arrini atë që doni.