Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi vjetor 2020 i Peshqve nga Christine Haas

Horoskopi vjetor 2020 i Peshqve nga Christine Haas
Dinamike e të guximshëm, ju e jetoni jetën me pasion. Çfarë kane rezervuar yjet për këtë vit? Muajt e parë do jenë mjaft të rëndësishëm për jetën tuaj sentimentale nëse jeni në një lidhje. Priten ndryshime rrënjësore dhe projekte me rëndësi. Nëse jeni të martuar mund të merrni lajmin e pritjes së një fëmijë në gjashtë mujorin e dyte. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni dhe do mendoheni mirë para se të hidhni çdo hap. Financat nuk do jenë shumë të këqija, madje mund të keni edhe një rritje të të ardhurave. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Stresi do jetë ai që do sjellë herë pas here probleme. Është viti i duhur për të filluar ndonjë aktivitet sportiv. Në punë do jetë një vit i mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje të mëdha. Mund të ndryshoni pozicionin ose nëse jeni pa pune do zini një vend të rëndësishëm.