Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 9 qershor 2017

Horoskopi i ditës 9 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Është koha të braktisni diçka të vjetër, për diçka të re. Keni punuar shumë në një vend pune apo shtëpi të caktuar. Situata juaj aktuale më nuk po e përkrah këtë marrëveshje. Në vend se të provoni t’i sforconi disa gjëra, zmbrapsuni. Kërkoni ndonjë vend tjetër për të punuar. Gjeni ndonjë vend tjetër për të banuar. Do të ndiheni më mirë nëse ndërroni pak ambientin. Kjo sepse jeni në prag të një aventure të madhe. Ecni tutje pa pendesë.

Demi

21.04-20.05

Tregohuni realist kur është puna për partnerin. Nëse ka pasur një ditë të keqe, mos ia përkeqësoni edhe më. Mendoni për atë që të dashurit tuaj kanë nevojë për t’u ndjerë më mirë. Kur disa njerëz janë të shqetësuar, preferojnë t’i lini vetëm. Disa të tjerë kërkojnë ndonjë përkrahje simpatike, ose ledhatime fizike, siç është një përqafim i ngrohtë. Duke iu përgjigjur nevojave të tyre, do t’i bëni të ndihen më mirë.

Binjakët

21.05-20.06

Do të shpërbleheni me një marrëveshje pune. Kjo vepër përjetohet më shumë si shfaqje, duke evokuar kujtime të fëmijërisë. Nëse keni nevojë të ndiqni këtë ndjenjë, ndani më tepër kohë për gjëra kreative. S’ka rëndësi a po shkruani ndonjë vepër fiktive, poezi apo do të ndërtoni orendi, me rëndësi është ta bëni në baza të rregullta. Ka më tepër jetë sesa paratë dhe detyrat e shtëpisë. Kur ta stimuloni imagjinatën, do të bëheni partner, koleg e mik më i mirë.

Gaforrja

21.06-20.07

Miku juaj i ngushtë apo partneri po ju lut ta bëni një pushim. Në vend se të mos i dëgjoni këto sugjerime, merreni më seriozisht. Kujdeseni shumë për miqtë, familjarët e kolegët. Kjo gjë shpeshherë ju ka bërë të shkoni përtej detyrave tuaja. Kurdo që ndiheni të dërrmuar, kthejeni vëmendjen diku tjetër. Bëni ndonjë gjest të mirë për veten çdo ditë. Mund të jetë çfarëdo, duke nisur nga shmangia e disa detyrave deri tek ndalja e telefonit dhe shikimi i filmave.

Luani

21.07-20.08

Raste të reja që lidhen me informacionet po ju bëjnë ta ndryshoni perspektivën. Tani që dini se si t’i zotëroni faktet më mirë, mund ta merrni një vendim më inteligjent. Filloni një regjim shëndetësor sepse do të ndiheni shumë më mirë. Rrini në kontakt të rregullt me doktorin tuaj. nëse diçka nuk po funksionon si duhet ose një program po ju shkakton stres, bëjeni një plan të ri së bashku. Në një periudhë të shkurtër mund të ndodhin gabime por duhet të kombinoni mirë dietën, ushtrimet e medikamentet.

Virgjëresha

21.08-20.09

Ndaluni e numëroni bekimet në jetën tuaj. Gjërat po shkojnë mirë por keni qenë të zënë dhe nuk e keni vërejtur. Duke u fokusuar në gjërat pozitive do të tërhiqni më shumë mirësi. A keni qenë duke kërkuar dashurinë? Do ta gjeni tek një artist i kompletuar. Ju admironi talentin e ambicien e tyre, derisa të tjerët respektojnë shijen tuaj të rafinuar. Kjo po kombinohet si duhet. Një person më i ri sesa ju që ka pasur sfida në shkollë do të ketë progres. Sigurohuni që t’i uroni për punën e madhe.

Peshorja

21.09-20.10

Një bashkëpunim i afërt ju bën të ndiheni të sigurt. Me mbrojtjen e personave tuaj të dashur, mund të lëvizni malet. Blini një shtëpi ose ndërroni vendbanimin. Mund të gjeni një vend që përshtatet me karrierën tuaj derisa ta siguroni një vend të përshtatshëm jashtë jetës publike. Kur keni dilema, mbështetuni tek i dashuri. Ai do të ju ndihmojë të kërkoni ndonjë vend ideal. Jeni beqarë? Lëreni një të afërm që t’ua caktojë një takim.

Akrepi

21.10-20.11

Do të entuziazmoheni nëse hyni në një aferë dashurie. Koha po fluturon derisa ju prisni ta shihni të dashurin. Nëse jeni në lidhje, do të afroheni më shumë sesa asnjëherë. Flisni për shpresën, frikën dhe ëndrrat tuaja. Bëni një plan për të ardhmen. Kur të dy angazhoheni për një plan veprimi, mund të arrini gjithçka që dëshironi. Jeni beqarë? Shkoni në ndonjë takim komuniteti. Do të kaloni nëpër gjëra të mira që entuziazmojnë imagjinatën tuaj.

Shigjetari

21.11-20.12

Do të merrni ftesë për një rast të veçantë. Pranojeni menjëherë: nuk keni dëshirë të mungoni në ngjarje sociale të sezonit. Nëse keni qenë duke kërkuar punë, bëni të qarta qëllimet tuaja. Një mysafir shtesë në festë do të ndihet i entuziazmuar t’ua ofrojë një vend pune. Kur keni një nevojë, i gjithë Universi e di atë. Negociatat për pagë do të jenë intensive, kështu që përgatisni oferta. Krijoni një strategji tani sepse do t’ju ndihmojë të arrini sukses.

Bricjapi

21.12-20.01

Tregohuni të sjellshëm me dikë që ka përjetuar një zmbrapsje të tmerrshme. Nëse silleni zyrtarisht vetëm sa do t’ia lëndoni plagët. Nuk është realiste të prisni që të tjerët të ecin tutje kur bota u është përmbysur. Ofroni fjalë të mira dhe tregoni vullnet për të dëgjuar. Nuk keni pse ta rregulloni një problem. Vetëm prezenca e mirë do të jetë terapi. Mos u brengosni për pjesën tjetër të grupit.

Ujori

21.01-20.02

Do të lini përshtypje të mrekullueshme tek një person me ndikim. Gatishmëria për të thënë të vërtetën ju dallon nga masa. Keni qenë të koncentruar në një problem në punë. Morali ka rënë dhe njerëzit nuk mund të fokusohen në punët e tyre. Nëse propozoni mënyra për t’ua lehtësuar njerëzve eksperiencat, do të fitoni reputacion se keni qenë avokat efektiv. Mos u befasoni nëse ju kërkohet ta përfaqësoni një grup kolegësh që kanë qenë të dëshpëruar për të bërë ndryshime në divizionin e tyre.

Peshqit

21.02-20.03

Do ta përmbushni një ëndërr të kamotshme. Do të arrini qëllimin që t’u ndihmoni miqve. Nuk ka rëndësi nëse keni nevojë për përkrahje financiare a morale apo për dikë që t’i shtyjë tutje gjërat tuaja. Kurdo keni dilema, kërkoni ndihmë. Të dashurit tuaj do të ndihen të lumtur t’ju ndihmojnë. Në të kaluarën keni pasur turp t’i pranoni nevojat tuaja. Kjo gjë ka ndryshuar tani që po krijoni raporte më të fuqishme.