

Dashi
Rezistoni idesë për të marrë pushim nga puna. Keni kaluar një fundjavë të mrekullueshme dhe duhet të vazhdoni punën. Për fat të keq, shkaku i shkurtimit të stafit ju është dashur të kryeni edhe punën e disa kolegëve. Nëse dështoni në këtë rast, problemet vetëm sa do të përkeqësohen. Mblidhni forcën dhe shkoni në zyrë duke buzëqeshur. Nëse tregoheni të zhgënjyer vetëm sa do ta keni më të vështirë.
Demi
Keni dëshirë të qëndroni në shtëpi dhe të kryeni disa punë përreth. Për fat të keq, kjo nuk është e mundur. Puna dhe gjërat e tjera jashtë shtëpisë kërkojnë vëmendjen tuaj. Në fillim këto detyra u janë dukur të thjeshta por nëse vazhdoni përpara do t’ju japë panik. Sapo ta kryeni këtë projekt është mirë të pushoni e të relaksoheni. Shijojeni një banjë të ngrohtë ose flini pak.
Binjakët
Dikush do t’ju kërkojë një opinion të sinqertë dhe kjo do t’ju vërë në pozitë të vështirë. Do të shkaktoni telashe nëse flisni të vërtetën. Është mirë të silleni sipas një diplomacie. Pak njerëz janë të aftë të dëgjojnë gjëra të vështira kur është fjala për vetveten. Le të jetë ky një mësim për ty. Herën tjetër kur dikush ju jep kritika negative, mendoni për përfitimet që do t’i keni nga këto komente.
Gaforrja
Nuk keni nevojë për shumë para që të jeni të lumtur. Nëse nuk po keni me çfarë t’i paguani faturat, është mirë të shkurtoni disa shpenzime. Sa më shpejt që të krijoni pavarësi financiare aq më lehtë do ta keni. Një mënyrë e mirë për të kursyer para është t’i planifikoni gjërat në detaje, qoftë edhe ushqimin. Edhe një kafe ose qaj që e merrni nga shtëpia mund t’ju kursejë. Përgatisni ushqim të shëndetshëm në shtëpi.
Luani
Provoni të mos tregoheni shumë i ndjeshëm, sidomos jo në punë. Kur shefi ju kërkon të ndryshoni mënyrën e performancës, mos u ankoni. Mund të shihni përmirësime të shumta nëse e dëgjoni. Ose fundja, ndryshimi i metodave të punës do ta lehtësojë një koleg tuajin. Është e rëndësishme të tregoheni anëtar i ekipit. Nëse po përballeni me një projekt shtëpiak, kërkoni ndihmë. Bëhuni direkt. Një i afërm ose fqinj do t’ju ndihmojë me kënaqësi.
Virgjëresha
Nëse keni qenë duke u shëruar nga një obsesion i fshehtë, pushoni pak. Nuk ju pëlqen të bëheni skllav i rutinës. Nëse keni nevojë për ndihmë profesionale, kërkojeni. Njerëzit nuk do t’ ju gjykojnë nëse kërkoni jetë më të lumtur e më të shëndetshme. Një punëdhënës i juaji ose figurë me autoritet do t’ju kërkojë të bëni diçka joetike. Ngrini zërin për besimet tuaja. Nëse refuzoni këtë punë të pistë, do të shmangni një skandal.
Peshorja
Nuk është ide e mirë që shoqërinë ta shndërroni në romancë. Nëse e kaloni kufirin, s’mund të ktheheni prapa. Nëse po kërkoni dashuri, mund ta gjeni në dikë me të cilin keni pikëpamje të njëjta për art, muzikë dhe bukuri natyrale. A keni partner? Ju të dy do të shkëlqeni në ndonjë festë shoqërore.
Akrepi
Do t’ ju duhet të shfrytëzoni kontaktet profesionale për të kryer favore personale. Duhet të keni kujdes me këtë. Mbase do të ishte më mirë të prisni sikurse gjithë të tjerët. Nëse keni të bëni me ndonjë institucion burokratik, do t’ju duhet të luftoni për të marrë vëmendje. Është mirë që i dini të tjerat gjëra tuaja dhe jeni të përgatitur t’i kërkoni ato.
Shigjetari
Mos u mundoni të tregoheni i gjithëdijshëm. Nëse nuk dini diçka, thoni jo. Eprorët do t’ju dërgojnë në ndonjë trajnim. Zakonisht ju jeni personi më i aftë i ekipit. Nëse largoheni pak do të ishte ndryshim i mirë për ty. Në këtë mënyrë do të tregoheni më simpatik për të rinjtë që kanë ardhur në punë. Nëse krijoni hapësira për anëtarët e rinj të stafit, do të bëheni edhe më i vlefshëm për ekipin.
Bricjapi
Provoni të ndihmoni më shumë në punët e shtëpisë. Është mirë t’i lehtësoni pak të afërmit tuaj të pastrojnë kaosin që ju rrethon. Nëse jetoni vetë, është mirë të merreni me ambientin. Do të ndiheni edhe vetë më mirë nëse krijoni rregull në shtëpi. Po ashtu do të jetë lehtësim të largoheni nga punët e zakonshme. Nëse lirohet një pozitë pune në kompaninë ku punoni, aplikoni për të. Gara është e ashpër, por do të jeni kandidat i fortë.
Ujori
Miku juaj i ngushtë ose i dashuri do të ndihet i neglizhuar. Ndani kohë të flisni më shumë për ëndrrat, shpresat e frikën e tij. Mund të befasoheni kur ta kuptoni sa shumë jeni distancuar. Është mirë të ringjallni këtë raport. Po ashtu do të ishte e mirëseardhur të avanconi kualifikimet tuaja. Megjithëse do të stimuloheni, është mirë të afroheni më shumë me të afërmit tuaj.
Peshqit
Nuk jeni shumë të motivuar në punë. Mos i diskutoni këto ndjenja me të tjerët. Nëse dikush ju shpërndan fjalën për qëndrimin tuaj negativ, mund të humbni punën. Qeshni edhe kur jeni të mërzitur, megjithëse mund t’ju duket hipokrite, por do t’ju ndihmojë të rrini larg telasheve. Nëse ia keni zënë syrin dikujt, duhet të tregoheni më të rreptë. Simpatia juaj është shumë e turpshme që t’ju ofrohet vetë.

















