Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 21 qershor 2017

Horoskopi i ditës 21 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Fjalët tuaja kanë ndikim. Edhe pse nuk është e mundshme t’ia ndërroni këndvështrimin secilit, kolegët tuaj janë duke ndjekur rrugën tuaj. Ky mund të jetë fillimi i një popullariteti që nuk e keni pritur. Jeni lodhur duke u zënë në një sistem që nuk shpërblen punën e madhe. Nëse inicioni ndryshime, do të mund të shtyni disa gjëra të ndodhin. Në këtë pikë mund të krijoni edhe marrëveshje të reja pune. Duhet kurajë të flisni me ata që janë në pushtet.

Demi

21.04-20.05

Nëse do të vazhdoni tutje, duhet të punoni prapa skenave. Nëse merrni një rol në publik vetëm sa do ta bëni një person të dalluar të ndihet i kërcënuar. Ky ekspert e ka ndier se ju keni dhunti më superiore sesa ai. Nëse ju sheh sikur doni t’ia merrni vendin e punës, mund t’ua bllokojë rrugën. Kësisoj është më mirë të rrini më në prapavijë. Punoni paralelisht me një menaxher karizmatik. Do të ndiheni edhe me më shumë vetëbesim në shkathtësitë tuaja.

Binjakët

21.05-20.06

Është e rëndësishme ta dalloni veten prej grupit. Kolegët tuaj janë shumë karizmatikë dhe kanë guxim, por u mungon inteligjenca. Nëse ua dëshmoni se keni shumë fakte, do të mund të viheni në krye të të gjithëve. Punoni me dikë që është shumë më i vjetër në moshë. Mund të mësoni shumë vlerën e durimit. Duhet kohë të perfeksiononi një temë. Nëse vazhdoni të dëgjoni, studioni e mësoni do të bëheni figurë e respektueshme.

Gaforrja

21.06-20.07

Nuk po arrini askund duke u mbrojtur nga ndjenjat. Nuk do të mund t’i jepni qasje dikujt që ka guxim t’i afrohet zemrës suaj. Nëse zhvilloni disa të vërteta të dhimbshme, do të mund të ktheheni në linjën e dashurisë. Ka shumë mundësi që ju dhe partneri të shkoni në drejtime të ndara. Nëse kjo ndodh, jepini vetes kohë të vuani. Nuk është e lehtë t’i jepni fund një lidhjeje. Ngushëllojeni veten duke marrë njohuri edhe më tepër.

Luani

21.07-20.08

Do të udhëhiqni një ekip drejt fitores. Njerëzit janë impresionuar nga shkathtësitë tuaja menaxheriale. Kurdo që keni informatat e duhura, mund të punoni brenda sekondash. Kjo ju kursen shumë kohë. Në vend se të bridhni nëpër errësirë, ekipi juaj do t’i kryejë punët shpejt e lehtë. Rezultati mund të jetë një vepër impresive pune që tërheq famë e vëmendje. Duhet të ndiheni krenar me këtë fitore.

Virgjëresha

21.08-20.09

Është koha e duhur t’i ngarkoni të tjerët me shërbime. Edhe pse ju pëlqen të jeni në shërbim të të tjerëve, nuk ju pëlqen kur njerëzit përfitojnë nga zemërgjerësia juaj. Bëni hulumtime sesa shumë fitojnë profesionistët me përvojën tuaj. Duke i llogaritur mirë pagesat do të mund t’i hiqni qafesh konsumatorët e papërshtatshëm. Ata që mbeten në lojë do të vlerësojnë entuziazmin tuaj për punë. Më e mira është se do të bëni më tepër para dhe do të keni kohë për argëtim e romancë.

Peshorja

21.09-20.10

Merrni një rrezik. Bëni diçka krejtësisht ndryshe që mund t’ju frikësojë, por edhe t’ju bëjë të ndiheni mirë. E keni rastin të fitoni mjeshtërinë në një temë të preferuar. Kthehuni tek mësimet, shërbimet apo punoni si asistent diku. Do të mund të hiqni dorë nga disa gjëra për shkak të hulumtimeve e punës. Mos u zhytni shumë në zhgënjime, por vazhdoni punoni.

Akrepi

21.10-20.11

Një i afërm i juaji apo edhe person tjetër do t’ju ofrojë ndihmë financiare. Pranojeni këtë dhuratë me mirënjohje e zemër të hapur. Nuk ka asnjë kushtëzim për këtë gjest të mirë. Nëse dëshironi që të ruani pasurinë, tregohuni më të përgjegjshëm me burimet që keni. Kurdo që arrini një stabilitet financiar, do të mund të merrni ndihmë më vonë. Shpesh ju ndodh që njerëzit të pretendojnë se kanë arritur vetë suksesin e tyre.

Shigjetari

21.11-20.12

Punoni me një lider të respektueshëm, sepse do të jetë edukative. Kohë pas kohe, mënyra e tyre tradicionale ju duket jo praktike. Rezistoni tundimit t’ia kritikoni metodat e punës. Do të ishte më mirë të shikoni, dëgjoni e mësoni. Pasi të kaloni kohë së bashku, do të fitoni respekt për qasjen e mësimdhënësit tuaj. Janë disa përfitime në metodën e tij të punës. Jo vetëm që do t’i shmangni gabimet e panevojshme, por edhe të fitoni besimin e kolegëve.

Bricjapi

21.12-20.01

Kualitetet e tuaja drejtuese admirohen nga të gjithë anëtarët e familjes. Kur është fjala për punët e shtëpisë, është më mirë të silleni si të barabartë e jo si shefat kryesorë. Të afërmit do t’ju respektojnë kur nuk i ngarkoni të tjerët, por ofroni ndihmë. Jepni shembuj se si duhet të sillen të tjerët. Mos u befasoni kur një person më i ri në familje kërkon mënyra për të kontribuar në punët e shtëpisë.

Ujori

21.01-20.02

Ju funksiononi mirë me një tip rebel. Kur jeni me këtë mik, është më e lehtë të shpërfaqni disa gjëra që i keni thellë. Keni kujdes të mos përfshiheni në gjëra ilegale a joetike. Është mirë ta kanalizoni frustrimin tuaj në satirë. Bashkëpunoni me një blog, sepse do të nxirrni më të mirën nga të dyja anët tuaja. Ka shumë mundësi që kjo miqësi të kthehet në romancë, por mos u ngutni.

Peshqit

21.02-20.03

Nuk jeni të përcaktuar sa duhet. Mund të ndërtoni stabilitet financiar, por vetëm nëse ruani pavarësinë. Nëse i jepni para një miku do të krijoni tension të tmerrshëm mes jush. Nëse pranoni fonde do të ndiheni fajtor. Nëse nuk keni para të gatshme, është mirë të punoni nga shtëpia. Kujdesuni për bimët e dikujt, kafshët shtëpiake apo edhe fëmijët. Do të shijoni shumë kohën larg syve të një mikromenaxheri.