Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 9 nëntor 2017

Horoskopi i datës 9 nëntor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Jeni magnet për dashuri. Nëse kërkoni romancë, nuk e keni telash ta gjeni. Mos u befasoni kur t’ju kryqëzohen rrugët me dikë të veçantë në ndonjë klub nate, organizatë ambientaliste apo dyqan antikitetesh. Dashuria juaj do të jetë shumë e fuqishme. Mund të jetë e vështirë të nxirrni gjithë informatat, por provojeni fatin. Insistimi do t’ju shpaguhet. Jeni në lidhje? Mos investoni shumë përpjekje në punë: jepini të dashurit mundësinë për të ndarë kohën me ju.

Demi- 21.04-20.05

Puna me një partner do të krijojë rezultate impresive. Ju jeni shumë praktik dhe gjithmonë i bini rrugës së shkurtër. Nëse bashkoheni me një person më ndryshe prej jush do ta ndërroni qasjen karshi punës. Në vend se të merrni sa më tepër detyra që të jetë e mundshme, bëhuni më të prirë të eksperimentoni. Zhvilloni metoda të reja dhe punoni me materiale të panjohura sepse do të vini në pah anën artistike.

Binjakët- 21.05-20.06

Nëse jeni të papunë, do të ju ofrohet një punë e mrekullueshme. Jo vetëm që do të paguheni mirë, por edhe do të bashkoheni me njerëz të mrekullueshëm. Do të jetë kënaqësi të shkoni në zyrë. Nëse jeni të lumtur me punëdhënësin aktual, kërkoni mundësi për të shijuar frutat e punës suaj. Blini rroba të reja dhe krijojani vetes njëfarë simboli statusi të mirë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Të gjithë sytë janë kah ju, falë karizmit tuaj të fuqishëm. Ju tërhiqni shumë admirues, fansa dhe ndjekës kudo që shkoni. Jeni artistë? Mos e lini pa e ekspozuar punën. Do të fitoni famë dhe popullaritet për përpjekjet tuaja. Nëse keni partner, bëhuni gati të dilni me të. Lëreni të dashurin t’ju përkëdhelë me vëmendjen e vet, edhe nëse ju jeni ata që shpreheni më shumë. Duke ia mundësuar vetes të pranoni dashuri, do të lulëzoni në mënyra të papritura.

Luani- 21.07-20.08

Kaloni kohë në shtëpi sepse do të jetë terapeutike. Keni fuqi të natyrshme, duke qenë në qendër të vëmendjes. Kohëve të fundit, e gjithë kjo vëmendje po ju bën dëm. Po ndiheni sikur jeni kafshë në cirk. Nëse ikni pak në një vend të qetë do ta riktheni energjinë. Lëreni një person të dashur t’ju përgatisë ushqim. Kur mundohet dikush të merret me ju, pranojeni. Është gjest shumë i rëndësishëm.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Lëreni veten të socializoheni. Shkoni nëpër ndeja, tubime të rastit dhe konferenca profesionale sepse do të jetë më mirë seç prisnit. Kohëve të fundit, jeni fokusuar në çështje materiale. Mendoni për paratë gjithë kohën dhe kjo po ua dëmton entuziazmin për jetë. Mënyra më e mirë është të përzieni pak aktivitetin. Nëse jeni beqar, do të takoni një person që ju bën të qeshni. Në fillim nuk do të jeni të sigurt nëse ka kimi mes jush. Jepni kohë.

Peshorja- 21.09-20.10

Do të keni më tepër para për lukse. Përfitoni nga rasti të blini gjëra që zakonisht janë më të shtrenjta se buxheti juaj. Duke u marrë më shumë me veten do të tërhiqni më shumë mundësi të reja. Nëse shkoni në një vend pune në ndonjë kompani të shquar, do të jeni në situatë më të mirë financiare. Fundja, do të mund të blini shtëpi, veturë apo diçka të re për veten.

Akrepi- 21.10-20.11

Është koha e duhur të bëni disa ndryshime. Ndërrojeni stilin e flokëve, apo njerëzit me të cilët rrini sepse do të keni rezultate interesante. Mos u befasoni kur të pranoheni më ndryshe pas këtij transformimi. Papritmas, do të tërhiqni më shumë oferta personale, profesionale dhe kreative. Përdorni për të ndërtuar një jetë që e keni dashur prej fëmijërisë. Asnjëherë nuk është vonë ta realizoni një ëndërr.

Shigjetari- 21.11-20.12

Jeni më të ndjeshëm sesa zakonisht kështu që keni kujdes me shoqërinë. Qëndroni larg njerëzve sarkastik që kanë vështirësi t’i marrin gjërat seriozisht. Jeni në prag të një vendimi të rëndësishëm. Kurdo që hezitoni se cilin drejtim duhet ta merrni, kthehuni tek një mik apo i afërm mbështetës. Dëgjoni me kujdes këshillat e këtij personi. Nëse doni ta përmbushni potencialin, duhet të rrezikoni.

Bricjapi- 21.12-20.01

Më në fund do të mundë të lironi ankthin që ju ka munduar. Kur keni qasje më të lehtë ndaj jetës do të tërhiqni drejt vetes gjëra të mira. Në vend se të kontestoni disa oferta, do t’i pranoni ato. Në vend se t’i shihni me dilema njerëzit e ri në jetë, do t’i mirëprisni ata. E gjithë kjo energji e re do të ju mundësojë të realizoni ëndrra të kamotshme. Është mirë ta vini në veprim një plan. Bashkojuni ndonjë klubi sportiv ose filloni të shkruani ditar

Ujori- 21.01-20.02

Do të shtroni rrugën për promovim nëse e bëni një prezantim profesional. Njerëzit janë impresionuar nga aftësia juaj për të kërkuar vëmendje dhe emocione të fuqishme. Në vend se të humbni kohë të vlefshme ju menjëherë dilni në atë që dëshironi ta thoni. Si rezultat i kësaj, do të mund të tërhiqni investitorë të mëdhenj. Jeni të papunë? Mos e kërkoni një vend që shkon përtej mundësive tuaja.

Peshqit- 21.02-20.03

Entuziazmi juaj i natyrshëm për jetën po del në sipërfaqe. Mos u befasoni kur t’ju hapen dyer që kanë qenë të mbyllura. Do të mund të keni rastin të udhëtoni, studioni dhe shkruani. Nëse duhet ta lini të dashurin për një kohë, mos u brengosni. Dashuria juaj do të mbetet e fuqishme. Do të jetë e lehtë të bashkoheni ku keni mbetur. Nëse keni rastin të punoni diku jashtë, shqyrtojeni me kujdes.