Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 6 gusht 2017

Horoskopi i datës 6 gusht 2017
Dashi

21.03-20.04

Çështjet që kanë të bëjnë me lidhjen mund të tejkalohen dhe ju të dy mund të mbeteni dy miq të mirë. Shfrytëzoni linjat e komunikimit për të zgjidhur problemet pa u lënduar asnjëri. Ka gjasë që të merrni ndonjë telefonatë ose mesazh që do t’ju bëjë t’i hidhni sytë në një drejtim, sidomos sa i përket punës. Do t’ju duhet shumë kohë që të vendosni nëse kjo miqësi duhet të mbetet kaq apo të vazhdoni me takime. Por duket se ju e keni ndërmend që gjithmonë të mbeteni miq.

Demi

21.04-20.05

Yjet ju favorizojnë sa u përket parave, kështu që prisni përfitime të mira në të ardhmen. Duhet të veçoni një detyrë specifike e cila mund të ketë ndikim më të madh në të ardhurat tuaja. Në lidhje me këtë do të merrni edhe ndihmën e një kolegu. Ai është duke kthyer borxhin për disa të mira që i keni bërë në të kaluarën.

Binjakët

21.05-20.06

Në miqësinë tuaj ka hyrë një lloj mashtrimi ose pandershmërie. Ju dëshironi përgjigje por ka disa njerëz që po i ikin temës. Ndërgjegjja juaj është rritur dhe po e keni të vështirë të injoroni sinjalet negative që po merrni nga të tjerët. Ka gjasë që keni besuar në një person të gabuar i cili është shtirë i mirë para jush. Kërkoni falje për një keqkuptim. Mund të pyeteni veten se si do të fitoni përsëri vendin që keni pasur pas gjithë kësaj.

Gaforrja

21.06-20.07

Do të jetë e vështirë të largoheni nga çështjet familjare sepse jeni shumë të interesuar për to. Edhe miqtë e kolegët më të mirë do ta vërejnë interesimin tuaj. Sa i përket lidhjes, jeni duke përjetuar kënaqësi dhe po ndjeni se nuk ka askund më mirë sesa në shtëpi. Do të keni një ftesë të hapur nga miqtë ose fqinjët për të kaluar mbrëmjen.

Luani

21.07-20.08

E keni problem të merrni pjesë në konferenca që kanë të bëjnë me teknologjinë, por keni kohë edhe për argëtim. Mund të lajmëroheni vullnetar për të kryer një marrëveshje dhe të tjerët presin që të ktheheni në shtëpi me shumë informata. Kjo mund të jetë mundësia që të zbuloni se çka ka të re dhe të bëni dallimin mes shtëpisë dhe vendit të punës. Pranoni një ftesë për një diskutim kritik.

Virgjëresha

21.08-20.09

Keni bërë aq shumë plane saqë edhe rutinat e përditshme mund të ndërrohen. Pavarësisht se si i keni planifikuar ditët, do të përballeni me disa të papritura këtyre ditëve. Nuk do të jetë e mundur të ikni nga këto gjëra sepse është koha të përballeni me to. Gjërat e reja duhen marrë me shumë kujdes dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni para se të pranoni ndihmën që ju ofrohet.

Peshorja

21.09-20.10

Ka dallim në mënyrën se si ju dhe të tjerët e shihni jetën në disa aspekte të saj. Disa njerëz do ta kenë të vështirë t’i shprehin me fjalë mendimet e tyre. Ata e lënë të hapur mundësinë që të tjerët të bëjnë konkluzionet për atë që po përpiqen të thonë. Kur dëgjoni diçka që nuk e kuptoni, në vend që të mundoheni për të kuptuar vetë se çka po ndodh, kërkoni shpjegim. Por nuk do të dëshironit që dikush të refuzojë t’ju shpjegojë vetë se çka po përpiqet të thotë.

Akrepi

21.10-20.11

Edhe pse keni të bëni me një person që ka reputacion të lart, lajmi i mirë është se ai person nuk do të ju zhgënjejë. Nëse ju ka premtuar diçka, mund të llogarisni në faktin se ai do të mbajë fjalën. Keni fituar reputacion të mirë dhe njerëzit ju respektojnë shumë. Mund t’i shmangeni një krize nëse tregoni që keni vetëbesim. Nëse tregoheni person me dyshime, do t’i bëni njerëzit të kenë mendime të ndryshme për ju.

Shigjetari

21.11-20.12

Bindja ndaj dëshirave të të tjerëve nuk është mënyra se si do të donit ta kalonit ditën por a keni ndonjë zgjidhje tjetër? Do të preferonit të qëndronit larg çdo lidhjeje por një person është duke ju vëzhguar. Puna në orar të plotë më në fund do t’ju shpërblehet. Njerëzit që ju njohin mirë e dinë që kjo mund të shkojë kundër dëshirës suaj për pavarësi. Bonusi që do të merrni do të plotësojë disa interesa private.

Bricjapi

21.12-20.01

Një mik i vjetër është duke u përpjekur t’i japë kahe tjetër shoqërisë, por edhe nëse ju insistoni të përfundojë shoqëria, ai do të pranojë. Një person ka vendosur të qëndrojë në kontakt me ju megjithëse ka kaluar kohë e gjatë. Ai person meriton më shumë vëmendje. Këtyre ditëve keni qenë shumë të zënë me punën dhe jeni larguar nga përgjegjësitë shoqërore. Nëse dikush dëshiron të hyjë në jetën tuaj për ta ndryshuar atë, mos e lejoni.

Ujori

21.01-20.02

Në rastin ideal, do t’i gëzoheni shoqërisë së një personi të dashur pa ndërhyrjen e miqve ose fqinjëve. Planet për të kaluar një ditë më intime do të realizohen. Familja do të befasohet kur të shohë se keni ndryshuar rutinën e përditshmërisë. Vargu i detyrave tuaja të shumta përfshin një numër të gjërave të reja që presin të fillojnë.

Peshqit

21.02-20.03

Merruni me detyrat që keni dhe koncentrohuni shumë në realizimin e tyre një nga një. Progresi pozitiv në punë do të përkojë me interesat e një kolegu më të ri në punë ose të dikujt që ju gjithmonë keni dëshiruar t’i lini përshtypje. Vetëm kur të rehatoheni plotësisht me vendin e punës dhe shtëpi mund të mendoni për diçka tjetër. Një lloj falënderimi i veçantë do t’ju vie me një projekt shoqëror.