Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 30 korrik 2017

Horoskopi i datës 30 korrik 2017

Dashi

21.03-20.04

E keni të vështirë t’i shprehni emocionet, sepse nuk dëshironi të dukeni të ndjeshëm. Do ta keni të pamundur të përparoni me një lidhje intime derisa të lini anash disa bindje personale. Jeni ende beqar? Është mirë të luftoni më shumë për ndjenjat tuaja. Si rezultat i kësaj jeta juaj private do të përmirësohet. Puna në ekip do të jetë shumë përmbushëse. Njerëzit e respektojnë mënyrën e pazakonshme sesi e shikon ti jetën.

Demi

21.04-20.05

Do ta keni të vështirë të lidheni me një person që është shumë më i ri ose më i vjetër se ju. Me kalimin e kohës, do t’ju duket sikur po flisni në gjuhë të ndryshme. Nëse bëni më shumë përpjekje do t’i tejkaloni këto ndryshime mes gjeneratave. Do të befasoni se sa shumë të përbashkëta keni ju të dy. Besojini impulsit kur është fjala për të aplikuar për një pozitë pune. Jeni kandidat shumë më të fortë sesa e mendoni dhe keni rekomandime të mira.

Binjakët

21.05-20.06

Provoni të mos e teproni në vendin e punës. Jeni tipa që keni aftësi të kryeni disa punë në të njëjtën kohë, por mbase nuk është koha e duhur të filloni. Ngadalësojeni ritmin dhe përqendrohuni më shumë në një detyrë. Kjo bie në kundërshtim me natyrën tuaj shumë të shpejtë por është e rëndësishme t’i merrni gjërat shtruar. Pranojeni ftesën për një ndejë, sepse mund të largoni pak mendjen nga përgjegjësitë profesionale. Shijojeni natën në mesin e njerëzve të dashur.

Gaforrja

21.06-20.07

E keni të vështirë të braktisni romancën tuaj. Ka shumë gjëra që peshojnë në mendjen tuaj. Brengat financiare do t’ju mbajnë pa gjumë natën. Është mirë të rishikoni buxhetin për t’ia lehtësuar vetes gjërat. Do të ndiheni se situata po kthehet në favorin tënd kur të bëni kufizime në shpenzimin e parave dhe kur të filloni të kurseni. Me kohë do t’ju ofrohen shumë rrugëdalje, njëra prej tyre mund t’ju udhëheq drejt dashurisë.

Luani

21.07-20.08

Përgjegjësitë familjare po ju prekin zemrën. E keni të vështirë ta shihni dikë që doni, teksa po përjeton situata të vështira. I keni ndihmuar mjaft me zemërgjerësinë dhe ngrohtësinë tuaj, por nuk mund t’ia largoni dhimbjen. Mos e shikoni më veten si superhero. Është më mirë të zgjeroni horizontin tuaj. Shkruani ndonjë libër ose shkoni në ndonjë udhëtim të gjatë. Kur jeta bëhet depresive, duhet të bëni diçka për ta ndryshuar. Gjithmonë ekziston drita në fund të tunelit.

Virgjëresha

21.08-20.09

Do të tendosni marrëdhëniet me një të afërm ose fqinj tuajin. Pavarësisht se sa jeni munduar të ndërtoni ura mes jush, ky person nuk e ka ndërmend të ndryshojë. Mos u përpiqni më të pajtoheni me të. Duhen dy persona për të gjetur kompromisin. Është më mirë të ktheni vëmendjen tek disa gjëra që janë më të rëndësishme. Shkoni në ndonjë kurs teknologjie sepse mund të keni nevojë për stimulim intelektual. Asgjë nuk ju përmbush më shumë sesa përfitimi i ndonjë aftësie të re.

Peshorja

21.09-20.10

Jeni shumë të brengosur për paratë. Duket se të gjithë njerëzit që keni përreth i kanë punët më mirë me financa. Por ky perceptim mund të jetë i gabuar për disa prej tyre. Në ditët e sotme shumë njerëz janë nëpër borxhe. Edhe nëse vozisin vetura të mira dhe vishen bukur, ata kanë kredi që duhet të paguajnë. Ju jeni tip që nuk keni dëshirë t’i bashkoheni këtij grupi. Është më mirë të ndryshoni qasjen ndaj shpenzimeve. Partneri juaj do të përfitojë rritje page. Përdorni këto para shtesë për të ndërtuar sigurinë financiare.

Akrepi

21.10-20.11

Duket sikur nuk i keni mundësitë e njëjta me kolegët tjerë. Provoni të mos shikoni se çfarë kanë të tjerët. Më mirë përqendrohuni në të mirat që keni për momentin. Bëni një listë me pesë gjëra për të cilat i jeni mirënjohëse jetës. Është më mirë të përqendroheni në gjëra të mira. Kur i injoroni problemet ato zvogëlohen. Përqendrojeni vëmendjen te gjërat e bukura që keni në jetë. Kjo është strategji për të gjetur lumturinë.

Shigjetari

21.11-20.12

Po ndiheni shumë të vetmuar dhe kjo është e kuptueshme. Duket sikur keni qenë duke u marrë me punë të vështira derisa të gjithë të tjerët kanë qenë duke u argëtuar. Mos u dëshpëroni. Keni mjaft fuqi për të zgjidhur këtë problem. Shfrytëzojeni këtë situatë për ndonjë kohë kur ju duhen favore nga të tjerët. Shpejt do të merrni lajme të mira për një përparim në shkollë. Kjo është arsye për të festuar. Duhet t’i qerasni miqtë e rinj.

Bricjapi

21.12-20.01

Vetëm pse miqtë tuaj nuk ndajnë ambicie të njëjta me ty nuk do të thotë se janë në rrugë të gabuar. Keni talent të jashtëzakonshëm për të mos iu nënshtruar rutinës së jetës. Në këtë kohë po kërkoni avancim, pozitë ekzekutive apo punë në ndonjë zyre politike. Kjo s’ka rëndësi. E rëndësishme është të ndiqni zemrën, kudo që ju shpie ajo. Disa ndryshime në rutinën shtëpiake do t’ua lehtësojnë jetën. Mos i angazhoni anëtarët e familjes me punë që i urrejnë.

Ujori

21.01-20.02

Do t’ju duhet të bëni kompromis me vlerat nëse doni të përmbushni një qëllim. Mos iu nënshtroni presionit. Nëse i thyeni rregullat personale do ta bëni edhe më vonë. Nuk ia vlen të ndryshoni. Është më mirë të rregulloni kompjuterin ose telefonin. Siguroheni që pajisjet e punës janë në rregull. Duhet të keni kontakte konstante me fqinjët dhe të afërmit. Kohëve të fundit kanë ndodhur shumë ndryshime në shtëpinë dhe komunitetin tuaj.

Peshqit

21.02-20.03

Mos i gjykoni njerëzit që kanë perceptime të ndryshme për vlerat. Mund të bashkëpunoni me ta nëse mes jush ekziston respekti. Nëse ndonjëri prej tyre ju shqetëson, atëherë flisni me të. Mënyra më e lehtë për të ndaluar diçka është të konfrontoheni sa më herët. Tregohuni të qartë dhe të prerë. Nëse ky koleg vazhdon të sillet njëjtë, bëni vërejtje me shkrim. Është e rëndësishme t’i dokumentoni gjërat e tilla.