Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 3 nëntor 2017

Horoskopi i datës 3 nëntor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Miku i ngushtë apo partneri është duke ju shtyrë në një drejtim të padëshirueshëm. Është koha të vendosni këmbët në tokë e të insistoni edhe nëse rrezikoni ta dëmtoni lidhjen tuaj. Kompromisi nuk ka qenë asnjëherë pikë e juaja e fortë, por keni vullnet ta bëni në këmbim të harmonisë. Kjo situatë është krejtësisht e ndryshme. Nëse e kundërshtoni ndërgjegjen tuaj nuk do ta forconi lidhjen. Lidhja me kompromise vetëm sa do t’ju nxisë të viheni kundër vlerave tuaja.

Demi- 21.04-20.05

Nëse e ngutni një projekt vetëm sa do të bëni gabime të turpshme. Është më mirë të ndani kohë për veten, edhe nëse e humbni një afat kohor. Mos e fajësoni veten për këtë dështim. U është dhënë një kohë e paarsyeshme: faji bie mbi një menaxher a konsumator. Kur ndiheni të frustruar, takoni miqtë që ju përkrahin. Shumë shpejt do të qeshni me këtë komedi gabimesh. Ajo që duket si një katastrofë tani shpejt do të kujtohet si një gabim të vogël.

Binjakët- 21.05-20.06

Dikush nuk po i vlerëson qëllimet tuaja. Në vend se të vazhdoni të merreni me dikë tjetër në aspektin romantik, më mirë ktheni vëmendjen tek një projekt kreativ. Pikturoni, shkruani apo interpretoni muzikë, sepse do t’ju shpërblehet shumë më tepër sesa të merreni me një zemër të thyer. Nëse jeni me një partner që nuk shpreh dashurinë, mendoni të bëni ndryshime. Keni nevojë ta dini që jeni të dashur. Nëse nuk e përmbush këtë nevojë, duhet të ndaheni.

Gaforrja- 21.06-20.07

Mund të zemëroheni nëse e lini veten të mbusheni me ndjenja pa i shprehur. Më nuk mund të mos flisni për një zyrtar. Është e mundshme se do të kaloni nëpër procedura të vështira. Mos bëni panik kur të ndodhë kjo. Zemërimi është katalizator. Nëse keni qenë duke u marrë me një pozitë të vështirë, duhet t’ia lehtësoni vetes këtë. Jeni bekuar me aftësi prej drejtuesi. Nisni biznesin tuaj sepse mund të jetë përgjigje për shumë probleme tuaja.

Luani- 21.07-20.08

Keni kujdes të mos nxirrni konkludime të ngutshme. Vetëm sepse sjellja e dikujt duket e dyshimtë nuk do të thotë se ka qëllime të këqija. Jepni mundësinë një personi të këndshëm të përfitojë. Nganjëherë e keni vështirë të besoni që ka njerëz zemërgjerë që flasin me të mirë. Mos lejoni që përvojat e kaluara t’ua helmojnë këndvështrimin tuaj mbi natyrën humane. Nëse dëgjoni disa thashetheme, mos i përsërisni. Gjëja e fundit që dëshironi është ta shkatërroni reputacionin e një viktime të pafajshme.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Nëse kërkoni më shumë para do të rezultojë me humbje. Thjesht, nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar. Nëse kërkoni një punë që paguhet më shumë duhet ta gjeni një tjetër. Kjo mund të marrë më shumë kohë seç e prisnit. Bëhuni të durueshëm dhe në paqe me veten. Nëse mbushni aplikacione për çdo ditë mund të rezultojë me sukses. Ndërkohë tregohuni të mirë me veten. Bëni diçka të këndshme për veten për çdo ditë, qoftë edhe një shëtitje në park apo blerja e një libri të mirë.

Peshorja- 21.09-20.10

Mund të pendoheni shumë nëse e shtyni agjendën për shkak të një personi të dashur. Keni dëshirë të jeni diku por kjo s’po i përshtatet partnerit tuaj. Në vend se të refuzoni, bëhuni më fleksibil. Ka mundësi të arrini një kompromis të pranueshëm, por vetëm nëse largoheni nga pozita ekstreme. Zakonisht, jeni tipa që përshtateni. Tani po ndiheni sikur nëse hiqni dorë nga pozicioni juaj do të jetë sinjal i dobësisë. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Akrepi- 21.10-20.11

Nëse veproni si martir nuk do t’i avanconi interesat tuaja. Vetëm sa do t’i bëni të tjerëve keq. Nëse dëshironi të thoni diçka, bëhuni të sinqertë. Simpatia juaj do t’ju respektojë edhe më shumë nëse tregoheni të hapur. Keni rënë në dashuri me dikë që është në lidhje serioze? Gjeni mënyrë për të kanalizuar frustrimin tuaj. Vëreni energjinë në një projekt kreativ sepse do të jetë më produktiv sesa të ndiqni një ëndërr të pamundur. Mbrojeni zemrën tuaj.

Shigjetari- 21.11-20.12

Po ndiheni të fuqizuar duke u bërë pjesë e një grupi. Keni kujdes të mos krijoni këndvështrime ekstremiste. Kur dikush vepron në mënyrë joetike, largohuni prej tij. Nëse merrni pjesë në ndonjë mënyrë mund ta dëmtoni reputacionin. Është mirë të jeni pasionant ndaj një çështjeje, por mos u përfshini në ndonjë çështje joetike apo kriminale. Kurdo që keni dilema, binduni ndërgjegjes. Nuk ju ka zhgënjyer asnjëherë. Nëse disa miqësi prishen si rezultat i kësaj, le të jetë ashtu.

Bricjapi- 21.12-20.01

Mund të shkaktoni më tepër dëm sesa të mira nëse bëni diçka me shpejtësi. Në vend se të punoni për interesat tuaja duhet të shihni se çfarë është më e mira për gjithë grupin. Edhe nëse kjo nënkupton se duhet të ndani përfitimet apo të ecni tutje në punë. E rëndësishme është t’i përkrahni ata që janë më integral për suksesin tuaj. Nëse grupi nuk po punon si duhet, bëjeni një listë me sugjerime.

Ujori- 21.01-20.02

Është betejë e humbur të argumentoni për religjion apo politikë. Nuk do ta ndryshoni mendjen e askujt. Nëse ndiheni pasionant ndaj një teme, bashkohuni me njerëz që ndajnë besimet tuaja. Do të mund të diskutoni tema të ndryshme në mënyra të ndryshme. Po shqetësoheni për një çështje sociale? Organizoni ndonjë protestë apo mundësi për të grumbulluar fonde.

Peshqit- 21.02-20.03

Është tunduese të hakmerreni kundër dikujt që ju ka lënduar. Para se të bëni ndonjë veprim, merrni frymë thellë. Mendoni se si veprimet tua mund të ndikojnë në reputacion. Mund të mendoni se do të shpëtoni me një gjest por mund të gaboni. Mos bëni asgjë për çfarë mund të pendoheni. Kanalizojeni zemërimin tuaj në përvojë fizike. Shkoni në ndonjë shëtitje të gjatë. Është e kuptueshme që ndiheni të zemëruar dhe të tradhtuar.