Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 26 dhjetor 2017

Horoskopi i datës 26 dhjetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Jeni tipa seriozë, punëtorë e pragmatikë. Kurdo që e caktoni një qëllim, ju lëvizni malet për ta arritur. Kjo ju bën figura të popullarizuara që janë madje edhe paksa frikësues. Manipuluesit thonë se duhet qëndruar larg jush, me ndjenjën se mund t’i ekspozoni metodat e tyre. Nga ana tjetër, njerëzit e turpshëm, që do të mund ta shfrytëzonin ndihmën tuaj shpesh kanë drojë t’ju qasen. Duhet ta rregulloni mirë këtë situatë duke e vënë veten si dikush që ka sfida si gjithë tjerët.

Demi- 21.04-20.05

Jeni persona të popullarizuar, gjë që rrit energjinë tuaj. Aktualisht jeni duke i kushtuar më shumë energji bindjeve artistike, dhe jeni bërë njëfarë magneti në dashuri. Nëse jeni duke kërkuar romancë, do ta gjeni tek një person i kompletuar që ju fton në një seri aventurash. Udhëtoni nëpër botë sepse do të jetë gjë që e keni dëshiruar prej kohësh. Nëse tashmë keni partner, flisni sinqerisht me të për dashurinë e ëndrrat.

Binjakët- 21.05-20.06

Do t’ju shpërblehet nëse e luani rolin e një transformatori. Mund të mos e kuptoni por ka njerëz që pëlqejnë shumë opinionet tuaja. Nëse shihni se ka potencial për ndryshime pozitive, ndani idetë tuaj me njerëz që janë në krye të detyrave. Përdorni fuqitë bindëse për të kryer shërbime të mira që janë në dispozicion të gjithë komunitetit. Kurdo që dikush ndihet i vlerësuar, i gjithë grupi do të bëhet më produktiv dhe më kreativ. Energjia pozitive krijon momente.

Gaforrja- 21.06-20.07

Ju pëlqen të qenit në shoqëri të personave të kompletuar e të sigurt që admirojnë shkathtësitë tuaja. Bashkë, do të krijoni diçka që zgjatë. Mund të jetë çfarëdo, duke filluar nga një biznes deri tek puna në art. Lëreni veten të shkoni drejt rrugëve që zakonisht ju frikësojnë. Me ndihmën e të tjerëve do të konfrontoni frikën, dhimbjen a drojën. Në vend se të bëheni peng të këtyre emocioneve do t’i shfrytëzoni për sukses.

Luani- 21.07-20.08

Ju preferoni të largoheni pak nga roli publik dhe të kryeni disa detyra vetë. Është ndjenjë lehtësuese të ikni nga qendra e vëmendjes. Gjeni mënyra për t’iu shërbyer të tjerëve në forma të vogla. Edhe gjestet më të fuqishme shpeshherë ndihmojnë. Disa veprime anonime që mund t’i bëni do të ndihmojnë të tjerët shumë sepse do t’i bëni pa pritur asgjë prapa. Vini mënjanë egon dhe mendojeni veten si pjesë të njerëzimit.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Shprehja e vetes në disa mënyra do të ju shpërblehet. Jeni lodhur duke u marrë vetëm me punë. Gjeni një veshje kreative që ju mbush me lumturi. Kjo mund të përfshijë çfarëdo, duke nisur nga gjëra që ju sjellin kënaqësi të zemrës. Kurdo që bëni diçka që ua përmbush shpirtin, ju e dini sesi të godisni në formulën e duhur. Mund të jetë e nevojshme të kryeni disa punë që të lini pak hapësirë për artin.

Peshorja- 21.09-20.10

Ju i kushtoni rëndësi të madhe familjes e shtëpisë. Nëse keni pasur një fëmijëri të palumtur, kjo s’duhet t’ju pengojë. Përfitoni nga rasti të krijoni një jetë të lumtur private që gjithmonë e keni dëshiruar. Gjeni mënyra të bukura për të sjellë siguri afatgjatë. Duhet të kërkoni një vend që ka shumë shikueshmëri. Duke qenë në gjendje të shikoni botën ndryshe do të konfrontoheni me bukurinë dhe ndryshimet do të ndodhin.

Akrepi- 21.10-20.11

Flisni, lexoni dhe rrethohuni me miq, sepse kjo ju sjell kënaqësi. Ju kërkoni stimulim intelektual. Nëse nuk i ndani këto ndjenja, shkruani në një ditar. Nuk është e thënë të jetë formal. Një shkrim i thjeshtë kryen punë. E rëndësishme është t’i incizoni mendimet dhe emocionet ashtu siç i përjetoni. Shumë shpejt, synimet tuaja do të marrin formën e fokusin e duhur.

Shigjetari- 21.11-20.12

Një prej kënaqësive tuaja më të mëdha është intimiteti fizik. Nëse keni ndjerë distancën ndërmjet juve e partnerit, punoni për këtë. Aranzhoheni një takim romantik sipas shijes së partnerit. Kjo mund të kërkojë të bëheni pak më ndryshe sesa zakonisht. Bëjeni. Duke dëshmuar dëshirën për t’i lënë mënjanë nevojat tuaja për hir të partnerit, do ta forconi lidhjen. Jeni beqarë? Do ta takoni dikë të veçantë në një tubim profesional.

Bricjapi- 21.12-20.01

Shpirti juaj prej pionieri ju kërkon të rrezikoni. Ndërroni drejtimin dhe eksploroni një ide krejtësisht tjetër. Ka kohë kur do të konsumoheni nga dyshimet gjatë këtij rrugëtimi. Por kjo është koha perfekte. Nëse e mbani gjendjen nën kontroll, më në fund do të arrini në një destinacion shumë interesant. Një lidhje e re, biznes a vepër e bukur arti do të jetë shpërblimi për kurajën tuaj.

Ujori- 21.01-20.02

Në vend se të hyni në një situatë me agresion e ankth, dorëzohuni. Lërini mënjanë pritjet e dëshirat. Kultivoni një ndjenjë mirënjohjeje. Do të vëreni se si do të keni përmirësime në shëndet menjëherë. Në vend se të konsumoheni nga zemërimi, do të merrni frymë lirshëm. Gjërat që dikur i keni injoruar do të marrin vëmendjen tuaj. Do të jetë më e lehtë t’i falënderoni të tjerët për gjëra që pëlqeni.

Peshqit- 21.02-20.03

Si zakonisht, nga të tjerët perceptoheni si persona të pamposhtur. Lëreni këtë përshtypje të funksionojë në avantazhin tuaj. Kurdo që duhet t’i merrni gjërat nën kontroll, ju i shmangni ambientet që s’ju pëlqejnë. Do të jetë më e lehtë të zhvilloni disa ide dhe të ndiqni rrugë interesante. Në vend se të ndiqni rregulla që ju kufizojnë, do të keni kurajë të bëni gjëra të reja. Si rezultat i kësaj do të krijoni një vepër që fiton famë e vëmendje.