Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 21 tetor 2017

Horoskopi i datës 21 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Statusi juaj profesional është duke u ngritur. Keni reputacion të mjaftueshëm për të bërë një kthim profitabil për punëdhënësin tuaj. Nëse dëshironi të punoni për vetveten, tani është koha të merrni këtë iniciativë. Do të arrini satisfaksion duke qenë shef i vetvetes. Jo vetëm që do të keni rastin të zgjidhni klientët, por edhe do të fitoni hapësirë për veten. Nëse jeni të kënaqur me pozitën aktuale, kërkoni ngritje. Ju e meritoni atë.

Demi- 21.04-20.05

Sa më shumë që dini, aq më të besueshëm do të bëheni dhe kjo është mundësia juaj e artë për t’u avancuar në arsimimin tuaj. Vazhdoni të mbushni disa aplikacione. Nëse nuk keni para të mjaftueshme mos u brengosni. Një institucion fetar ose kulturor do t’ju ofrojë një bursë. Ose mund të merrni bursë nga qeveria. Gjëja më e rëndësishme është që të filloni t’i shfrytëzoni mundësitë për ngritje të shkollimit, derisa po ndiheni mjaft optimist.

Binjakët- 21.05-20.06

Një marrëdhënie seksuale po ju djeg me intensitet. Ka mundësi që të hiqni dorë nga dashuria juaj. Por kur është fjala për t’ia bërë qejfin, është mirë t’i besoni intuitës suaj. Keni instinkte të mrekullueshme për nevojat e tyre fizike. Jeni ende beqar? Do ta takoni një person të veçantë gjatë ndonjë kursi, takimi biznesi ose konference. Mbani sytë hapur për një person me shumë klasë. Ju të dy do të ndieni një lidhje të fortë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Një partner pune ose i dashur juaji do t’ju ofrojë ndihmë për realizimin e një ëndrre fëmijërore. Falë mbështetjes së tij financiare dhe emocionale do të keni mundësi të zhvilloni talentin tuaj kreativ. Hapni ndonjë restorant, kopsht ose filloni të shisni punime dore. E rëndësishme është t’u besoni instinkteve tuaja. Duhet të mësoni të ecni para se të filloni të vraponi. Tregohuni të durueshëm dhe kujtoni se udhëtimi është më i rëndësishëm se destinacioni.

Luani- 21.07-20.08

Shfaqja e aftësive tuaja do të rezultojë me oferta më të mira pune. Vazhdoni përpara dhe mësoni një gjuhë të re, ndonjë program kompjuterik ose diçka që ka të bëjë me industrinë shëndetësore. Sa më shumë ta pasuroni fondin tuaj, aq më lehtë është të arrini marrëveshje të leverdishme për punë. Një person impresiv me autoritet do t’ju ofrojë një pozitë që do të ndihmojë në rritjen e buxhetit tuaj. Për fat të mirë, ju jeni mjaft të mençur sa për të ditur kufijtë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Blini një biletë lotarie, kërkoni dikujt një takim ose plotësoni ndonjë aplikacion. Nëse doni të arrini sukses, duhet të rrezikoni. Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Përdorni të gjitha paratë për të zhvilluar talentin kreativ. Mbani orë mësimi me ndonjë artist ose vizitoni ndonjë qytet që shquhet me arkitekturë. Romanca duket mirë. Së paku do të arrini të realizoni shkallën tuaj për joshje seksuale.

Peshorja- 21.09-20.10

Rinovoni shtëpinë ose blini ndonjë gjë të shtrenjtë. Shpenzoni më shumë para për rrymën ose ndërtimet e brendshme. Investimi juaj do t’ju shpërblehet në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, do të përfitoni rastin të punoni nga shtëpia. Si rregull gjeneral, ju më shumë keni dëshirë të punoni në zyre dhe të shoqëroheni me kolegët tuaj. Por tani do të jetë e mirëseardhur puna në mesin e familjarëve.

Akrepi- 21.10-20.11

Aftësitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Nëse keni punë që lidhet me shitje, sot do të jetë një nga ditët më të mira. Kjo është mundësi e mrekullueshme për të aplikuar për ndonjë hua bankare. Nëse jeni duke negociuar një marrëveshje afariste, kërkoni përfitime më të mëdha. Fillimisht partneri juaj do ta refuzojë kërkesën, por do t’ju japë përgjigje pozitive pasi që ju ta bindni.

Shigjetari- 21.11-20.12

Kjo është mundësia juaj për të zgjeruar të ardhurat. Vini disa para në llogarinë e kursimeve sepse do t’ju gjenden në situata të vështira. Po ashtu do të keni angazhime në punë. Do të keni lirinë të zgjidhni klientët. Mbani disa trajnime, duke përfshirë edhe ushtrime për humbjen e peshës. Bëni ‘hiking’, ose çoni pesha të rënda për të vënë në funksion muskujt tuaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Nuk do të dëshironi të nxiteni nga njerëzit që kanë më pak përvojë sesa ju. Ju do të zgjidhni vetë rrugën për një të ardhme të suksesshme. Përvoja juaj është shumë joshëse. Mos u befasoni nëse disa njerëz do të luftojnë për të fituar simpatinë tuaj. Nëse tashmë keni të dashur, përfitoni nga ky rast për të bërë një takim special me të. Për të mbajtur gjallë pasionin, duhet të kujdeseni të ketë zjarr.

Ujori- 21.01-20.02

Konfrontimi me një frikë fëmijërore do t’ju sjellë çlirim. Është e rëndësishme të harroni të kaluarën dhe të kënaqeni me jetën. Një konsulent simpatik do t’ju ndihmojë të tejkaloni thyerjet emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt kë duhet të kontaktoni, pyetni një të afërm që t’ju ofrojë kujdes profesional. Rekomandimet e tij do të jenë të vlefshme. Kjo është koha e mirë për të arritur disa marrëveshje.

Peshqit- 21.02-20.03

Përfshirja në një organizatë humanitare do t’ju japë rastin të tregoni solidaritetin tuaj. Do të takoheni me njerëz të fuqishëm derisa punoni për komunitetin. Një nga ta do t’ju kërkojë t’i mbani disa orë mësimi. Përfitoni nga ky rast të tregoni aftësitë tuaja. Do të ndiheni mirë derisa shpalosni talentin tuaj. Po ashtu do të keni njerëz që çmojnë punën tuaj. Mos rrini qosheve, por vihuni në qendër të vëmendjes.