

Dashi
21.03-20.04
Mos lejoni të bëheni viktimë e një rrëfimi të dhimbshëm. Jeni tipa shumë zemërgjerë, por nuk ju pëlqen t’ju trajtojnë si budallenj. Udhëtoni diku me mikun e ngushtë që të ndërroni pak ambientin. Zgjidhni një destinacion që ka shumë muze, teatro dhe galeri. Kur keni stimulim intelektual dukeni edhe më tërheqës. Mos u befasoni kur shumë njerëz fillojnë të shprehin interesim për t’u futur në një lidhje romantike me ju.
Demi
21.04-20.05
Mos lejoni që miqtë tuaj të kenë ndikim në vendimet që merrni. Keni temperament artistik dhe ju pëlqen të merreni me aktivitete që përshtaten me imagjinatën tuaj. Nëse jeni duke kërkuar punë, mund ta gjeni një pozitë shumë interesante që lidhet me fushën e marketingut, filmit apo modës. Mos e lini pa veshur diçka të bukur gjatë intervistimit. Kur dukeni si profesionist, e keni të fituar gjysmën e betejës. Besoni instinktit kur është fjala për të biseduar me një epror.
Binjakët
21.05-20.06
Jeni duke përjetuar pak konfuzion në karrierë. Keni shumë talente dhe e keni të vështirë të fokusoheni në një fushë. Fundja, jeni tipa që mund të arrini sukses në çfarëdo fushe që provoni. Është mirë të përqendroheni në një punë që lidhet me industrinë kreative. Reklamat, marrëdhëniet me publikun ose çështjet ligjore janë fusha që vlejnë të eksplorohen. Një mik i cili ka kontakte të shumta mund t’ju caktojë një intervistë.
Gaforrja
21.06-20.07
Keni kujdes të mos lëshoheni direkt në një dietë. Nëse dëshironi të arrini progres, krijoni një strategji të qartë për përmbushjen e qëllimeve tuaja. Ata që e fitojnë garën janë të ngadalshëm dhe të suksesshëm. Një i afërm shumë përkrahës do t’ju ndihmojë shumë. Takohuni rregullisht me të. Edhe kur është fjala për fusha më eksperimentale, ky person do të ndihmojë shumë për të ecur përpara. Do t’ ju besohet një rol publik.
Luani
21.07-20.08
Mos e ngatërroni afërsinë fizike me dashurinë. Një person që po përpiqet t’ju fusë në shtrat, nuk po kërkon lidhje serioze. Kërkoni një partner që dëshiron të futet në një lidhje serioze. Besnikëria dhe përkushtimi juaj ju bëjnë të dëshirueshëm. Shkoni në një kurs. Do të shijoni shumë mësimet për qepje, ndërtim mobilesh apo punën me qeramikë. Një mësimdhënës do t’ju ndihmojë të arrini përsosmërinë e këtij zanati.
Virgjëresha
21.08-20.09
Një marrëdhënie e ndërsjellë po ua merr gjithë energjinë. Do të ishte veprim i mençur të vendosni distancë me një person. Ka kohë që nuk jeni marrë me aktivitetet tuaja të preferuara. Është mirë të ndani më tepër kohë për të lexuar, shkruar ose për të dalë në natyrë. Papritmas, do ta shndërroni në prioritet ndjekjen e ëndrrave. Do të filloni të aplikoni për vende të reja pune dhe të kërkoni romancë.
Peshorja
21.09-20.10
Mos e ngarkoni veten me alkool dhe ushqim të pasur. Konsumoni proteina, produkte të freskëta dhe kështu do të mbani lart nivelin e energjisë. Shumë shpejt do të keni rastin të popullarizoheni shumë. Mos e lini pa e prezantuar punën tuaj para agjentëve, menaxherëve dhe agjencive të punës. Do t’ju presin shumë mirë. Miku i ngushtë, i dashuri ose partneri i biznesit do të ngrihet në detyrë.
Akrepi
21.10-20.11
Po merrni sinjale të përziera nga partneri. E keni vështirë ta kuptoni gjendjen e të dashurit. Kjo po ju bën të ndiheni jo rehat. Keni dëshirë të jeni në qendër të botës së partnerit. Kur nuk ndiheni të përmbushur në jetën private, është mirë të ktheni vëmendjen në punë. Është mirë të krijoni marrëveshje të reja. Shumë lehtë do të tërhiqni klientë e konsumatorë të rinj. Është vështirë t’u rezistohet fuqive tuaja bindëse.
Shigjetari
21.11-20.12
Familja nuk po ju mbështet shumë në nevojat që keni. Kjo është një situatë frustruese dhe do t’ju duhet dikush që t’ju ngushëllojë. Por në vend se të zhyteni në zhgënjim, është më mirë të kanalizoni energjinë tuaj në një sport ose aktivitet të preferuar. Është mirë të luani ndonjë sport ose lojë me letra që të largoni nga mendja kujtimet e këqija. Shumë shpejt do t’ju kthehet dëshira për jetë. Do të ndiheni të inspiruar të realizoni një ëndërr fëmijërie.
Bricjapi
21.12-20.01
Disa instruksione të përziera që keni marrë po ua vështirësojnë të procedoni një marrëveshje pune. Kur të kërkoni sqarime nga eprori juaj, do të mbeteni edhe me më shumë dilema. Kjo ndodh sepse realisht as ai nuk e di se çfarë dëshiron. Do të përmbusheni më tepër nëse merreni me gjërat tua të preferuara. Gatuani, pastroni dhe do të ndiheni më produktiv.
Ujori
21.01-20.02
Nuk jeni duke menaxhuar si duhet me paratë. Është mirë të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe kursimet. Lumturia juaj varet nga rezultatet e punës. Jeni lodhur duke vepruar pa pasur siguri. Merrni një licencë ose diplomë në një fushë të avancuar sepse do të përfitoni rastin të aplikoni për një punë më të mirë. Do të arrini qëllimet që keni, vetëm se duhet të tregoheni të durueshëm. Për fat të mirë, jeni tipa që mësoni shpejt.
Peshqit
21.02-20.03
Është e vështirë të kuptohet mesazhi juaj. Kur është fjala për detajet, ju tregoheni shumë të turpshëm dhe mbrojtës për veten. Do të ishte më mirë të zhvilloni idetë në mënyrë më private. Nëse mbështeteni në fakte dhe pohime do ta bëni më të besueshëm një prezantim tuajin. Do t’ju ofrohet një punë shumë sfiduese. Në fillim mund të refuzoni ta pranoni, pasi që frikësoheni që nuk jeni personi i duhur për këtë punë. Por e vërteta është se talenti juaj është perfekt për këtë pozitë.

















