
Historia e bukur e Elonës, nga Lushnja në Firence
Dritare.net

Nga Enkeleda Bodini Të marrësh vendim për t’u larguar nga vendi yt,
drejt një vendi të huaj,
vetëm,
nuk është e lehtë. T'ia dalësh pastaj të
bëhesh një grua e zonja, është edhe më pak e lehtë. Po shumë nga ne ia dalin. Historia që do të ndajmë me ju, sot ne dritare.net është historia e bukur e Elonës. Ishte 18 vjeç, kur la Lushnjen për Firencen. Dritare.net ju sjell, sot në rubrikën Histori Shqiptarësh të mrekullueshëm, historinë e Elona Musaku Zotaj, e cila nga shkoi për studime dhe tani është sipërmarrësja më e re, në mesin e biznesmenëve të qytetit të ëndrrave të çdo italiani, Firences.
Elona ishte vetëm 18 vjeç kur konkurroi për të studiuar jashtë në vitin 2006, dhe fati i qëlloi që ajo të fitonte në një qytet, historik, të pazakonshëm, të madh dhe të zhvilluar si Firence. Ajo vazhdoi studimet e larta për gjuhë të huaja. Largimin nga Shqipëria e ka pasur shumë të vështirë, dhe tregon për dritare.net,
që dy vitet e para kanë qenë të tmerrshme, saqë përditë mendonte të kthehej e ta linte Firencen për Lushnjen e fëmijërisë së saj. Donte ajo, por jo fati i saj. Elona ajo nuk u kthye, sepse fati e kishte paracaktuar të jetonte dhe ndërtonte jetën në Itali. Pikërisht kur Elona ishte gati të kthehej, ajo njohu dashurinë e jetës, Shpatin.
Elona nga Lushnja dhe Shpati nga Vlora, u martuan në vitin 2012, dhe sot kanë dy fëmijë të mrekullueshëm. Mattia 5 vjeç
dhe Susana 1 vjeç e gjysmë.
Elona dhe Shpati kanë të dy dëshirë shumë të madhe të kthehen në Shqipëri, në vendin e tyre, por tani e kanë të vështirë kthimin, sepse kanë në sipërmarrje një biznes të përbashkët. “Gjithmonë e kemi menduar të kthehemi, dëshira jonë më e madhe ka qenë kthimi në vendin tonë, por tani fëmijët janë të vegjël dhe të shpërngulesh nuk është e lehtë”, tregon Elona për dritare.net. Edhe pse nuk jetojnë në Shqipëri, Elona dhe familja e saj çdo verë i kalojnë pushimet në Vlorë dhe Seman. Këtë vit nuk mundën dot të vijnë, për shkak se biznesi i mori përpara dhe patën aq shumë kërkesa, sa nuk e kishin paramenduar.
Elona bashkë me bashkëshortin e saj kanë blerë një hotel të llojit bed&breakfast në janar të 2018-ës.
I vendosur në mes të qendrës historike të Firences, "Il Gattopardo B&B", ka 8 dhoma, shërbim recepsion 24 orë dhe nëse prenoton me mëngjes, brenda dhomës ke gjithçka nevojitet për një vakt të shijshëm, me çaj biskota, kafe, reçel e shumë mrekullira italiane të gastronomisë së mirë.
"Il Gattopardo B&B"është i arreduar me një stil klasik, dhe ajo që bie në sy janë tavanet e dhomave, të cilat janë me trarë dhe afreske.
Ndërtesa i përket viteve 1300 dhe normalisht, vazhdon dhe ruan traditën dhe sharmin qe nuk perëndon kurrë, të klasikes.
Hoteli në pronësi të Elonës dhe Shpatit, shërbimin e ofron po nga
punonjës shqiptare dhe ata vetë sigurisht.
Këtë verë që Firence ishte plot turistë, edhe hoteli tyre nuk kishte më vend. Si mund të mos kishte, aq i bukur, komod sa është, dhe i vendosur ne një nga pikat ku shijon më të mirën e Firences.
Do thoni ju , se mos do shkojmë, ngaqë mendoni se nuk përballohen çmimet në mesin e qytetit historik të Firences. E keni gabim, sepse
çmimet e dhomave te Elona, janë shumë të lira kur
i krahason me vendndodhjen e "Il Gattopardo B&B." Një natë fjetje, në varësi të dhomës dhe sezonit kur shkoni, është 60-130 euro, dhe ka oferta deri 30% ulje, sidomos po të jeni nga Lushnja e Vlora. Bëjmë shaka, se ata nuk bëjnë diferenca, i bëjnë ulje çdo shqiptari.
Në Firence s’kanë të sosur turistët, dhe jo më kot njihet si një nga vendet që mbledh vizitorë nga e gjithë bota. Dhe po ashtu edhe në hotelin e Elonës shkojnë turistë nga të gjitha vendet, por më shumë janë spanjollë, rusë, nga vendet skandinave, francezë etj.
"Il Gattopardo B&B"është baza më e fortë
që Elona dhe bashkëshorti i saj kanë hedhur deri tani në Firence. Për ta ka qenë e vështirë të arrijnë këtu ku janë sot, por jo e pamundur. Janë vetë pronarë, vetë menaxherë dhe vetë punëtorë, por kjo nuk i pengon ata të jenë të përkushtuar maksimalisht
te fëmijët . Është
e kundërta, ata marrin kënaqësi nga puna e palodhur, dhe me fëmijët shpenzojnë kohën e nevojshme. Elona është e suksesshme në qytetin e madh të Firences, dhe ne jemi të lumtur që
historinë e saj e ndau me dritare.net, prandaj nëse dhe ti je diku në botë
dhe ke një histori për të treguar, thuaje këtu. Mezi presim të tregojmë histori shqiptarësh të mrekullueshëm/ dritare.net

















