Na ndiqni edhe në

Histori Shqiptare

Vërzhezha, fshati që po shuhet!

Vërzhezha, fshati që po shuhet!

Çdo mëngjes, banorët përshëndesin njëri-tjetrin në heshtje dhe me brejtje të ndërgjegjes se fshati i tyre po shuhet. Po flasim për Vërzhezhën, fshatin që dikur i kishte të gjitha. Dikur ishin 400 oxhaqe që tymonin çdo ditë dhe sot mezi numërohen 50, shumica prej tyre me të moshuar që refuzojnë të braktisin vendin ku u lindën.

Çdo tym që shuhet është një familje më pak, një dritë më pak në netët e ftohta, një histori që po mbyllet në heshtje.

"Këtu ku po qëndrojmë, çdo mëngjes gumëzhonte nga fëmijët për të shkuar në shkollë. Tani vetëm era fërshëllen nëpër dritaret e thyera të shkollës”, thotë i moshuari Qamil Meta, duke treguar një oborr të zbrazët.

Vërzhezha, fshati që po shuhet!

Ironia më e madhe qëndron në faktin se ky fshat ka një histori të pasur arsimore. Në këto shkolla që sot janë bosh, dikur ka studiuar edhe Mehmet Shehu, një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare.

Vërzhezha, fshati që po shuhet!

Klasat që dikur gumëzhinin nga mësimet, sot janë bosh, ndërsa në çatinë e shembura të shkollës, zogjtë bëjnë fole. Në dhjetë vitet e fundit, vetëm dy herë janë dëgjuar këngët e dasmave në Vërzhezhë. Infrastruktura e dobët ka qenë “armiku” i këtij fshati.

Vërzhezha, fshati që po shuhet!

"Djali më thotë të shkoj në qytet, por si ta lë këtë vend ku çdo gur më njeh, ku çdo pemë më kujton rininë. Këtu kam varret e prindërve, këtu kam kujtimet”, tregon pas kamerave zoti Qamil, me trishtim të madh./M.K-dritare.net