Lord Bajroni është një nga udhëtarët dhe shkrimtarët që ka treguar dhe idealizuar me shumë Shqipërinë, nëpërmjet Cajld Harold, dy kapituj të së cilit i kushtohen udhëtimit të tij në Shqipëri.
Një prej ndalesave të tij, ndërsa do të shkonte të takonte Ali Pashën, është në Lunxhëri. Dritare Tv ishte në Qestorat, fshatin e fisëm të Gjirokastrës, ku Bajroni qëndroi një natë. Më 17 tetor 1809.
“Ai mbërriti në Lunxhëri, në një natë me shi tetori, për të darkuar dhe qendruar ketu, rrefen per Dritare Tv, mësuesi Koço Vasili duke treguar me gisht, shtëpinë ku ku u prit Lord Bajroni. Asokohe ishte shtëpia më e bukur e fshatit. Shtëpia e Zografit të famshëm, argjendarit personal të Sulltan Muradit V.
“Për këtë vizitë, Bajroni flet me shumë respekt. Për mikëpritjen, pastërtinë, gatimin, veshjet dhe bujarine që gjeti, thote mesuesi , rrefimtari me i mire qe ka zona.
Bajroni shkroi ato kohë: Këtu njerëzit ishin shumë ndryshe, dukeshin që ishin të lirë. Kur i pyet çfarë feje kanë, thonë jemi shqiptarë”.
Është një thënie e madhe e Bajronit, që nxjerr në pah virtytet dhe karakterin e lunxhiotëve.
Bajroni flet me admirim për bukurinë e grave tona, thotë: “Gra më të bukura nuk kam parë”. Po ashtu edhe për mikëpritjen që i bënë banoret ate natë me shi.
Po ashtu Bajroni flet edhe për kostumin, në letrat që i çonte nënës së tij: “Këtu kam gjetur nje kostum që nuk e kam parë askund. Ai tregon vlerën e madhe të kostumit të Lunxhërisë. Në këtë krahinë, mori dhuratë kostumin e Lunxhërisë, i cili ruhet ende dhe sot ne muzeumin e tij”, e mbyll mësuesi lunxhiot tregimin për tokën e të parëve të tij.
Ka shumë histori kjo tokë. Mos e lini pa njohur!/ Dritare Tv