Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia e jashtëzakonshme e shkollës së Qestoratit

Historia e jashtëzakonshme e shkollës së Qestoratit

Gazetarja Rudina Xhunga shkoi në Qestorat të Lunxherisë për të treguar në DritareTv shkollën e jashtëzakonshme të këtij fshati që u ndërtua në 1874-ën. Mësuesi Koço Vasili tregon se kjo shkollë u ndërtua nga Kristaq Zografi për të mësuar greqisht. Por e shfrytëzoi më së mirë edhe Koto Hoxhi një atdhetar dhe patriot, për t’u mësuar nxënësve shqiptarë në fshehtësi gjuhën shqipe.


“Këtu jemi në Qestorat, një nga fshatrat e Lunxhërisë me histori dhe të kaluar të lavdishme. Fshat me nisma dhe kontribute të mëdha për çështjet atdhetare dhe kombëtare. Në 1869-1872-shin u ndërtua kjo shkolla. Nisi punën në vitin 1874 dhe vazhdoi deri në vitin 1891.

Shkollën që ndërtoi Kristaq Zografi, përgatiste mësues për në gjuhën greke. Vinin mësues edhe nga Shqipëria e jugut, por kryesisht nga zona veriore e Greqisë. Zografi e kishte shkollë për të përgatitur mësues për greqishten. Kostandin Hoxhi, ose Koto Hoxhi siç e njihnin të gjithë punonte këtu si kryekujdestar i shkollës i emëruar nga Zografi se kishte lidhje krushqie me të. Koto Hoxhi bëri një punë të madhe, ai vuri për herë të parë në skenë dasmën lunxhiote. I pari teatër që u bë në 1974-ën me rininë e kësaj shkolle.

Pra kjo shkollë luajti një rol të rëndësishëm sepse e civilizoi fshatin dhe krahinën e Lunxhërisë. U bë kryeqendra e Lunxhërisë në atë kohë. Koto Hoxhi kur pa që kjo shkollë po bënte një propagandë antishqiptare dhe pro grekëve u përball me Zografin dhe nguli këmbë që situata të ndryshonte. Në 1890-1891-shin u mbyll kjo shkolla. Por u rihap sërish pas 90 vjetësh në vitin 1980 si shkolla bujqësore e Koto Hoxhit. Funksionoi 10 vjet dhe pas rënies së regjimit u mbyll. Busti i Koto Hoxhit u vu në 150-vjetorin e tij.”, tregon mësuesi Koço Vasili në DritareTV./K.C/dritare.net