Grant 10 mijë euro për fermerët e rinj, ministri Salla: Ka interes të lartë për aplikime
Dritare.net

Fermerët e rinj do të përfitojnë mbështetje financiare prej 10 mijë eurosh përmes Skemës së re Kombëtare në Bujqësi, me fokus kryesisht investimet në sektorin e blegtorisë.
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se skema synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në bujqësi dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre në zonat rurale.
Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, në episodin e katërt të ciklit “Gjëja e Gjallë na Mban Gjallë”, ministri tha se ka pasur një interes të konsiderueshëm nga të rinjtë për të aplikuar për grantin.
Sipas tij, mbështetja financiare do t’u krijojë mundësi fermerëve të rinj të investojnë në zgjerimin e fermave, shtimin e krerëve të blegtorisë dhe përmirësimin e kushteve të prodhimit.
Skema Kombëtare e Bujqësisë konsiderohet një nga instrumentet kryesore të Skemës Kombëtare për të mbështetur zhvillimin rural, rritjen e prodhimit vendas dhe përfshirjen e brezit të ri në sektorin bujqësor./L.F-dritare.net