Rama: Europa ka nevojë për Ballkanin, pasuritë tona i duan Rusia dhe Kina
Dritare.net

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Europës, duke nënvizuar se rajoni disponon pasuri të konsiderueshme natyrore dhe burime me interes të lartë gjeopolitik.
“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha ai.
Kryeministri e konsideroi integrimin europian si një objektiv strategjik për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, duke theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë me BE-në është thelbësor për zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.