
Byrek me kungull!
Përbërësit
Kungull 1 kg
3 kokrra vezë
Një pako peta
Vaj, kripë, piper
400 ml qumësht
Kjo është receta më e thjeshtë e byrekut me kungull. Ka pafund mënyra për të gatuar por ne po ju tregojmë njërën, që merr pak minuta.
Marrim një kungull të madh, e pastrojmë nga farat dhe lëkura. E grijmë në rende kungullin dhe e vendosim në një enë. I hedhim kripë, piper, vaj dhe tre kokrra vezë. I përziejmë ingredientët të gjitha bashkë. Sipas dëshirës mund të hidhni dhe djathë. Shtojmë qumësht.
Ta pjekësh ngadalë dhe mirë, ky është sekreti i këtij byreku.
Marrim petë të gatshme, dhe i vendosim në tavë. Vendosim një shtresë me peta në tavë, më pas hedhim masën e përgatitur dhe në fund shtrojmë pjesën tjetër të petave. Lart i shtojmë pak vaj dhe gati për t’u future në furrë. Sa të marrë pak ngjyrë të artë byreku, do ta pjekim me 250 gradë, më pas do ta ulim temperaturën në 150 gradë celsius. Furra duhet të jetë e parangrohur./dritare.net

















