
Receta ideale për ditët e nxehta, ja si të përgatisni fërgesën verore!
E Enjte 13 Qershor 2024, 14:02
Dritare.net
Nuk dini çfarë të hani tani që është shumë vapë? Dritare.net ka nje sugjerim për ju, fërgesën verore.
Ja receta!
Përbërësit!
· Fërgesë verore
· 250 gramë speca
· 200 gramë sallam
· 200 gramë domate
· 150 gramë gjizë
· Nenexhik
· Kripë
· Piper
· Vaj
Përgatitja!
Marrim specat, i presim në fije të trasha i kaurdisim në një tigan. Në të njëjtën kohë që janë duke u skuqur specat, presim në feta sallamin dhe e hedhim te tigani po ku skuqen specat. Shtojmë erëzat dhe domatet e grira. Në fund shtojmë gjizën po pa e trazuar. E fusim në furrë për disa minuta, derisa lëngu të jetë tharë. Fërgesa është gati. Ju bëftë mirë!/dritare.net

















