Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta për mëngjesin e fundjavës, krepa franceze!

Receta për mëngjesin e fundjavës, krepa franceze!

Receta e rekomanduar për mëngjes është ajo e krepave francezë, e cila përgatitet lehtë dhe kanë një shije fantastike.

Përbërësit:

· 200g miell

· 2 vezë

· 40g sheqer

· 500ml qumësht

· kripë

· Gjalpë

· Reçel

Përgatitja:

Fillimisht hidhni gjithë përbërësit në një enë dhe përzieni, deri sa të krijohet një masë.

Më pas brumin lëreni të qëndrojë deri në një orë, ku ndërkohë nga ana tjetër vendosni tiganin në zjarr, ku do të hidhni dhe pak gjalpë të tretet. Më pas marrim brumin me garuzhde dhe e hedhim në tigan, duke e shpërndarë në mënyrë që të krijohet një masë homogjene. Krepat duhet të piqen për pak minuta nga të dyja anët, ku më pas mund t’i shoqëroni sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj./M.K-dritare.net