Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Ëmbëlsirë pa pjekje për 5 minuta!

Ëmbëlsirë pa pjekje për 5 minuta!

Ju ka shkuar mendja për ëmbëlsirë? Nuk keni kohë? Kjo është një ide perfekte, për ata që kanë neps, nuk duan të rrinë gjatë në kuzhinë dhe mbi të gjitha janë në dietë!

Chia puding

3 lugë gjelle fara chia

230 ml qumësht

1 mollë

Pak gjalpë

2 lugë sheqer

Kanellë

Arrë moskat

Receta

Hedhim në një enë farat chia bashkë me qumështin. I përziejmë mirë e mirë, më pas shtojmë sheqerin dhe i trazojmë sërish. Presim mollën në kubikë të vegjël. Në tiganin ku paraprakisht kemi shkrirë pak gjalpë, shtojmë mollët një lugë sheqer, kanellën dhe arrën moskat.

Në një gotë shtojmë qumështin me farat chia, më pak kanellë e më pas mollët sipër. Për ta servirur sa më bukur, mund ta dekoroni në mënyra të ndryshme, duke përdorur përbërësit kryesor, si kanellën dhe mollën./L.F-dritare.net

*Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!