
3 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm!
Dritare.net

Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen më të mirë për një mëngjes të shëndetshëm për të gjitha grupmoshat, atëherë lexoni disa nga sugjerimet e mëposhtme se çfarë mund të konsumoni.
1)Përgatisni kosin e bërë vetë, ku mund t’i shtoni fruta pylli, kanellë ose fara lini. Ky mëngjes është i vlefshëm për të gjithë ata që duan të kontrollojnë peshën dhe metabolizmin e yndyrnave dhe sheqerit në gjak.
2)Sugjerimi i dytë është biskota me tërshërë, mjaltë, 1 gotë qumësht dhie dhe pak fara kungulli ose fruta të thata. Ky mëngjes është ideal për fëmijë që kanë ngarkesë në shkollë.
3)Receta e tretë që ju mund të konsumoni gjatë javës është kos, avokado, kastravec, fara chia. Ky sugjerim është i përshtatshëm për të marrë energji dhe vlera ushqyese në pak sasi ushqimi, por më së shumti i shërben atyre që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni./M.K-dritare.net

















