Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gafur Mazreku "Qytetar Nderi", Rama: Kam kërkuar nga prefekti të mos firmosë vendimin

Gafur Mazreku "Qytetar Nderi", Rama: Kam kërkuar nga prefekti
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas shpalljes nga Bashkia Has "Qytetar Nderi " të atentatorit të Azem Hajdarit, Gafur Mazrekut.

Në njoftimin e shpërndarë nga kryeministria thuhet se Rama i ka kërkuar prefektit të Kukësit që të mos e firmosë vendimin e Bashkisë Has, ndërsa thekson se këshilltari i PS në këtë Bashki Agron Geca nuk ka votuar pro vendimit.

Nuk kemi asnjë lidhje me vendimin e Bashkisë Has. Një provokim i papërgjegjshëm. I kemi kerkuar Prefektit refuzimin e vendimit. Keshilltari i PS ne Has ka votuar kunder propozimit”-thuhet në deklaratë./ I.M-Dritare.net