Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Ja femrat shqiptare që nuk i rezistuan dot Trumpit!

Foto/ Ja femrat shqiptare që nuk i rezistuan dot Trumpit!

Trump ka qenë deri në shtator të 2015-ës presidenti i kompanisë organizatore të Miss Universe, ku rreth 80 pjesëmarrëse konkurronin nga rreth 80 shtete të botës. Ndër to, edhe Miss-et që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe që prej vitit 2002, apo Kosovën që prej vitit 2008. Ai është fotografuar nën shoqërinë e Miss-eve shqiptare, si Angela Martini, Miss Universe Albania në 2010-ën apo Zana Krasniqi, Miss Universe Kosova në po atë vit.

trjy

Një foto e Angela Martinit teksa puthej në buzë me Trump, pushtoi mediat shqiptare në vitin 2010.

ioppio

Miss-i kosovar Mirjeta Shala, pasi Rusia shkaktoi polemika për moslejimin e Miss Kosovës në Miss Universe 2013, ka një përvojë shumë pozitive me Donald Trump. Ajo e takoi nga afër sipërmarrësin dhe madje përmbylli edhe një kontratë me agjencinë e tij të modeleve, Trump Models.

iuoiup

Edhe kur nuk ka qenë fjala për Miss-e apo modele, ai ka shfaqur mirënjohje. Në janar të 2016-ës, ‘National Review’ doli kundër Donald Trump. Sipërmarrësja nga Kosova Lisa Milicaj, e cila zotëron një kompani pronash të patundshme në Amerikë, shprehu mbështetjen për Trump në Twitter, dhe ai e falenderoi duke shpërndarë statusin e saj: ‘E vërteta është se kurrë nuk kam dëgjuar për “National Review” derisa ata u përpoqën të ‘deklarojnë luftën’ ndaj jush. Por s’ka problem, ju tashmë e morët votën time.’, shkroi ajo. Trump e shpërndau këtë status edhe në profilin e tij në Twitter.

iouipo

Mund të jetë ‘njeriu më i urryer në botë’, por mbetet Trump, një ndër sipërmarrësit më të njohur në të gjithë botën dhe kandidati më i diskutuar për presidencën e re të Amerikës. Në këto rrethana, shumë njerëz do të fotografoheshin me të nëse do të mundeshin, edhe nëse nuk do ta votonin. Një prej tyre ka qenë edhe modelja Emina Cunmulaj dhe Bleona Qerreti.

oio;op

kul