
Foto/ 29 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990
Dritare.net

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Nisur nga rëndësia dhe mesazhi i asaj dite, Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2009, e shpalli 8 Dhjetorin feste zyrtare duke e emërtuar “Dita Kombëtare e Rinisë”. Krahas studentëve nga e gjithë Shqipëria, pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje ishin edhe studentët nga Shkodra si Arben Broci, Dëshmor i Demokracisë, Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Arben Lika e tjerë./K.C/dritare.net

















