Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Estela Ujka: Kam përjetuar dhunë në familje, se dashurova një burrë të martuar  

Estela Ujka: Kam përjetuar dhunë në familje, se dashurova
Në një intervistë Estela Ujka,ka treguar për jetën e saj përtej instagramit. Ndonëse ato që rrëfeu ishin momente të vështira që ajo kishte kaluar në familjen e saj, për asnjë moment blogerja nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra. Estela tha se në familje është ndjerë e dhunuar, por i ka falur prindërit e saj, që ndonëse nuk kishin zgjedhur rrugën e duhur për ta shprehur mendimin e tyre, gjithmonë kanë dashur më të mirën për të.  Një ndër momentet, që Ujka i kushtoi rëndësi ishte lidhja e saj me bashkëshortin që sot e ka në krah.

"U dashurova me personin e gabuar në atë kohë. Ai ishte i martuar. Familja ime nuk mund ta lejonte kurrsesi. Dhe gjetën zgjidhjen më të gabuar të mundshme, më gjetën një burrë tjetër. Pati dhe momente dhune. Unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë u munduan për të mirën time, edhe pse s`ishte mënyra e duhur. Sot në dukje zgjedhje ime e gabuar është babai i tre vajzave të mia, unë e dua dhe më do po njësoj. Nuk është ai që mendonin prindërit e mi”, tha Estela Ujka./L.F-dritare.net