Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si ndezi Fredi Beleri, luftën në Himarë. Flet Kikia!

Si ndezi Fredi Beleri, luftën në Himarë. Flet Kikia!

Mentor Kikia në Dritare Tv deklaroi se në Himarë është ndezur një tension mes komunitetit grek dhe shqiptar, pasi opozita vendosi si kandidat për kryetar bashkie Fredi Belerin.

“Himara para pak vitesh ishte vërtet një arenë diskutimesh me nocione të forta nacionalistësh dhe shpesh ishte një arenë përplasjesh mes komunitetit shqiptar dhe grek. Historikisht është pranuar se nuk ka një komunitet etnik grek që të mund të konsiderohet një krahinë minoritare në Himarë.

Kujtojmë këtu se si incidente të vogla shndërroheshin në probleme të mëdha politike, diku një tabelë rruge që shkruhej greqisht dhe shqiptarët e hiqnin apo një parullë e shkruar në një fasadë murri herë shqip dhe greqisht, por kishte të pakën një dhjetë vjeçar që ishin shuar këto histori. Pasi himarjotët ishin të interesuar më shumë për ekonominë se sa për luftën mes përkatësive etnike. Kandidatura për kryetar bashkie e Fredi Belerit, rindezi disa nga këto histori, pasi ka një begraund të tillë. Një njeri që vjen nga një e shkuar të ngarkuar me ekstremizëm, pjesë e një sulmi të menjëhershëm ndaj një poste kufitare. Fushata elektorale e ngarkuar shpesh edhe me ngarkesë progreke, flamuri, e gjitha kjo ndezi këtë lloj tensioni të panevojshëm në një zonë të vogël, por e rëndësishme për ekonominë turistike.

Kandidimi i Belerit ishte një veprim i pamenduar mirë, opozita mund të gjente kandidat me begraund më të mirë, qoftë edhe të pakicës greke. Beleri ishte një zgjedhje jo e duhur dhe më pas nisën historitë për blerje votash, burgosja, duke ngarkuar më pas edhe drejtësinë me një peshë që nuk duhej, për zvarritjen e procesit”, tha Kikia./M.K-dritare.net