Na ndiqni edhe në

Emisionet

Rudina Xhunga: Sekreti që nuk e dinë djemtë me Porsche që vrasin në rrugë!

Rudina Xhunga: Sekreti që nuk e dinë djemtë me Porsche që

Rudina Xhunga në takimin me gjimnazistët e “Turgut Ozal”, foli për shkrimin si një nevojë për të kuptuar veten, një proces që shëron trauma, drama. Por, përtej shkrimit, gazetarja vuri theksin te një akt edhe më transformues, leximi.

“Më bukur se shkrimi është leximi”, u shpreh Rudina, duke e cilësuar atë si dhuratën më të bukur që mund t'i bëjmë vetes.

Sipas gazetares, leximi është themeli i empatisë dhe humanizmit.

“Leximi na bën empatikë, na bën njerëzorë”, argumentoi Rudina, duke vënë në pah se çfarë po ndodh me shoqërinë sot, ku çdo ditë shohim dhunë. Sipas gazetares, një nga arsyet kryesore të sjelljeve negative në shoqëri është pikërisht mungesa e leximit.

“Të shkruaj është dëshira ime e madhe, ajo më bën të ndihem e përmbushur. Unë shkruaj per të kuptuar. E shkruara është nevoja për t’i treguar vetes, gjëra që nuk i di. Ti duke folur me veten tënde, shëron, trauma, drama, kupton.

E shkruara është mundësia më e mirë për të folur me veten, në këtë mënyrë, të tjetër të gjejnë veten dhe të përfshihen. Por më e bukur se e shkruara, ka diçka tjetër, e lexuara. E vetmja mënyrë për t’u bërë një djale dhe një vajzë e mirë, është të lexosh.

Leximi na bën empatike, na bën njerëzorë. E lexuara të fut në disa udhëtime, përjetime, që pastaj të ndihmojnë dhe edukojnë emocionet. Ato emocionet, që djemtë që ngasin Porsche, me 200, nuk i kanë dot.

Ata janë kthyer në njerëz automatik, që vrasin tjetrin, veten, rininë e tyre, vrasin mundësinë për të zhvilluar dhe për ta jetuar botën në gjithë kompleksitetin e saj. Më besoni, një prej arsyeve pse ndodh kjo, është se nuk lexojnë. Një prej arsyeve që t’i nuk e kupton tjetrin, që nuk ndjen për tjetrin, që nuk zhvillohesh dot, është se nuk lexon.

Prandaj më bukur se shkrimi është leximi.

Po lexove, i ke bërë vetes dhuratën më të që s’mund t’ja bëjë asgjë tjetër. Asnjë llotari, asnjë trashëgimi, asnjë dhuratë familjare, asnjë lek. Nuk ta jep dot atë që do zbulosh ti tek një libër, që është diku duke të pritur. Takoje se si dihet çfarë po ruan për ty”- tha Rudina Xhunga.

Mesazhi i saj për të rinjtë ishte i qartë, tako librin, sepse ai fsheh çelësin për t'u bërë një version më i mirë i vetes./dritare.net